Politike

‘I japim qytetarëve pushtet, s’bëhet Edi mbret!’/ Rama për listat e hapura: Kemi lëshuar gjithçka, s’dua që PS të

10 Korrik 2020, 11:59 Nga DOSJA
‘I japim qytetarëve pushtet, s’bëhet Edi mbret!’/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se nuk ka qënë “pro” listave të hapura dhe administratës politike, por i është dashur që të bjerë dakord për të “kënaqur” dy opozitat.

Në fjalën e tij, Rama nuk e konsideroi si një ndryshim të rregullave të lojës pranimin e kushtetve të opozitës parlamentare, pasi sipas tij ka një të mirë, u jepet më shumë pushtet qytetarëve.

BISEDA NË KONFERENCË: 

Edi Rama: I japim qytetarëve më shumë pushtet, nuk bëhet Edi Rama mbret. Është më shumë politikë sesa shërbim ndaj të vërtetës dhe ndaj vendit.

PYETJE: Mund të prodhojë sërish krizë politike? A po i bëni listat sepse vërtetë për qytetarët apo se Edi Rama do bëhet mbret?

Edi Rama: Ou pse? Unë nuk dua që PS të humbi. Nuk ka njeri që e kërkon të punojë që PS të humbasë. Unë s’jam i gatshmë të punoj që të bëjmë gjithçka që të humbasim. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë se çfarë janë deri më sot. E përsëris edhe njëherë. Kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti, e keni parë që nuk e ka zor. Nuk jam këtu për të menaxhuar problemet politike dhe psikologjike të askujt. Është forca që i përgjigjet interesave të qytetarëve më mirë se askush tjetër, dhe krijohet ideja se kush bërtet më shumë ka më shumë të drejtë të trajtohet me përkëdheli. Kemi lëshuar gjithçka po iu them. Se u bë ky 5 qershori sikur…Kurrë nuk do të pranoja unë që administrata sot të jetë politike. Por ishte pengesa e madhe për të realizuar marrëveshjen dhe thamë ok. Nuk ekziston që njëra palë i merr të gjitha. Ju shihni një opozitë, unë shoh dy. Me një kemi gjithmonë problemin që të mos vrasi veten, me një kemi edhe një vit punë. Kështu që respekt për ata që janë jashtë. Minimalisht respekt i barabartë.

Sot Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...

Politike 10 Korrik 2020, 10:45

TIRANË- Deputetët e opozitës së re nuk e kanë ende të sigurtë se kush ka qenë deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës për Paketën me ndryshime Kushte...