Politike

“Unë s’ndërhyj”, Rama i prerë për ndryshimet në kabinet: Ministrat e kanë në dorë vetë nëse kalojnë apo ngelin

10 Korrik 2020, 12:03 Nga DOSJA
“Unë s’ndërhyj”, Rama i prerë për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka për të ndërhyrë në qeveri. Kështu la të kuptohej teksa u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp, nëse “iu ka vënë ndonjë notë të caktuar ministrave, dhe kush kalon apo ngel”. Rama tha se kjo është “autonomi universitare”, duke lënë kështu të kuptojë se cilido ministër e ka vetë në dorë vendin e tij në kabinet, bazuar tek rezultatet. Ai u pyet për ndryshimet në kabinet, dhe se nëse ministrat i kanë kaluar të dy provimet “tërmetin dhe pandeminë”, Rama tha se:

Marrëveshja nuk preket se për mua marrëveshja është gjë materiale. Listat e hapura nuk e prekin marrëveshjen. Sa për provimet, (ndryshimet në qeveri), është autonomi në dorë të universiteteve, unë nuk ndërhyj se kush kalon e kush ngel.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...