Politike

“Atëherë nuk miratojmë as marrëveshjen e 5 qershorit”, Rama i përgjigjet Komisionerit Varhelyi dhe ndërkombëtarëve:

10 Korrik 2020, 11:49 Nga DOSJA
“Atëherë nuk miratojmë as marrëveshjen e 5

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste mbështeti listat e hapura, pasi pa nga anketimet e brendshme, se shqiptarët kërkonin ndryshimin. I pyetur nga gazetarët në konferencën e zhvilluar sot, pas miratimit në parim të ndryshimeve Kushtetuese tek Komisioni i Ligjeve, Rama tha se ndërkombëtarët kanë qëndruar krah klasës politike shqiptare. Në lidhje me reagimin e ashpër kundër të Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili tha se çdo ndryshim duhet të miratohet më vonë, dhe se marrëveshja e vetme, është 5 qershori, Rama nuk e pranoi. Ai tha se nëse ka kohë për marrëveshjen, atëherë ka kohë edhe për ndryshimet Kushtetuese, duke konfirmuar se nuk do të tërhiqet.

Edi Rama: PS është qenie me sy të hapur. Se kemi patur kuazë listat e hapura vërtetë, sepse nuk janë kurrë listat e hapura kauzë e partive të mëdha. Por në popullin shqiptar në mjedisin tonë social dhe politik, gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm edhe si rezultat i presionit që ka bërë opozita në kuvend duke folur për listat e hapura. E kemi parë si trend edhe në anketimet e brendshme që bëjmë ne dhe ka qenë në vëmendjen tonë. E para, e dyta, për ne ka qenë e qartë që në krye të herës, nuk kemi problem të diskutojmë çështje të sistemit. Diskutojmë edhe të Lulit edhe të Rudinës, plus edhe të gjithë mekanizmat, por kam thënë se duhet të bëjmë Kodin. E treta… unë kam absolutisht admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe miqve të tjerë, qofshin në Shqipëri qofshin në Berlin apo Bruksel për të arritur atë marrëveshje. Është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike, bëhet në ambasadë. I jam falenderues dhe e kuptoj atë që thotë ambasadorja, dhe atë do të bëjmë. Nuk do të mbajmë peng marrëveshjen për të bërë gjëra të tjera. Është në tekst dhe në procedurë parlamentare. I kuptoj miqtë e huaj, por jo zëdhënësit e PD, që thonë kalojeni sot. Ne e kemi futur dhe është në procedurë. Përsa i përket asaj një vit, (që thotë Komisioneri), jemi pra një vit, kemi edhe një vit politik. Nëse thotë vit kalendarik, atëherë nuk duhet të votojmë as marrëveshjen. Nëse kalendarisht nuk jemi një vit, jemi 10 apo 11, le të mos votohet as kjo, sepse flitet për çështje zgjedhore dhe praktikat e mira, hyjnë edhe Kushtetuta edhe Kodi. 

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...

Politike 10 Korrik 2020, 10:45

TIRANË- Deputetët e opozitës së re nuk e kanë ende të sigurtë se kush ka qenë deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës për Paketën me ndryshime Kushte...