Politike

Ndalimi i koalicioneve, Basha: Rama më ofroi marrëveshje të fshehtë, ‘ti KM e unë President’. S’do lista të hapura,

10 Korrik 2020, 12:00 Nga DOSJA
Ndalimi i koalicioneve, Basha: Rama më ofroi marrëveshje të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një konferencë urgjente me mediat, ku ka folur për nismën e fundit në Kuvendit për marrëveshjen me opozitën e re. Në fjalën e tij, kreu i PD është shprehur se Rama sot ka grisur marrëveshjen e 5 qershorit, pasi në pakt nuk lejohen ndryshime të njëanshme.

Sipas kreut të PD-së, ndalimi i koalicioneve po bëhet nga Rama pasi ka frikë nga zgjedhjet dhe nga opozita e bashkuar. Më tej në fjalën e tij kreu i PD, ka thënë se Rama nuk do lista të hapura pasi nuk ka qenë dakord për të diskutuar që më herët, por i ka vendosur tani me një marrëveshje të fshehtë.

Ai shtoi se për lsitat e hapura duhet që të vendosin qytetarët me referendum dhe jo “Balla opozita në Kuvend”. Kreu i opozitës në fjalën e tij ka treguar dhe një marrëveshje të fshehtë të propozuar nga Rama me anë të një ndërmjetësi. Basha tha se kreu i qeverisë i kishte ofruar atij postin e kryeministrit dhe vetë Rama të bëhej president.

Konferenca e Bashës erdhi pasi në Komisioni i Ligjeve ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha konference per ndalimin e koalicioneve edi rama lulzim basha marreveshja e fshehte rama-basha basha konference per ndalimin e koalicioneve edi rama lulzim basha marreveshja e fshehte rama-basha

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...