Politike

Ndalimi i koalicioneve, Basha: Rama më ofroi marrëveshje të fshehtë, ‘ti KM e unë President’. S’do lista të hapura, sot grisi marrëveshjen e 5 qershorit

VIDEO
  • Rama: Kryeministër s’të bëj unë por populli. Lul merre me qetësi, lëri sharjet e kërcënimet
  • Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese
  • Lulzim Basha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.
    Featured image of article: Ndalimi i koalicioneve, Basha: Rama më ofroi marrëveshje të fshehtë, ‘ti KM e unë President’. S’do lista të hapura, sot grisi marrëveshjen e 5 qershorit Lulzim Basha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një konferencë urgjente me mediat, ku ka folur për nismën e fundit në Kuvendit për marrëveshjen me opozitën e re. Në fjalën e tij, kreu i PD është shprehur se Rama sot ka grisur marrëveshjen e 5 qershorit, pasi në pakt nuk lejohen ndryshime të njëanshme.

    Sipas kreut të PD-së, ndalimi i koalicioneve po bëhet nga Rama pasi ka frikë nga zgjedhjet dhe nga opozita e bashkuar. Më tej në fjalën e tij kreu i PD, ka thënë se Rama nuk do lista të hapura pasi nuk ka qenë dakord për të diskutuar që më herët, por i ka vendosur tani me një marrëveshje të fshehtë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ai shtoi se për lsitat e hapura duhet që të vendosin qytetarët me referendum dhe jo “Balla opozita në Kuvend”. Kreu i opozitës në fjalën e tij ka treguar dhe një marrëveshje të fshehtë të propozuar nga Rama me anë të një ndërmjetësi. Basha tha se kreu i qeverisë i kishte ofruar atij postin e kryeministrit dhe vetë Rama të bëhej president.

    Konferenca e Bashës erdhi pasi në Komisioni i Ligjeve ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

    (J.V. A.B. Dosja.al)

    • 16:33

      Basha zbulon ‘shkeljen’ e Ramës në marrëveshjen e 5 Qershorit: Përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit zgjedhor

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qartësuar sot marrëveshjen e 5 qershorit të firmosur me Partinë Socialiste në 5 qershor. Në një konferencë për mediat, Basha është shprehur se marrëveshja e Këshillit Politik përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit zgjedhor.

      PJESË NGA DEKLARATA

      Dua t’i them sot çdo qytetari që unë personalisht, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar në emër të së cilës flas sot përpara jush, jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të bëjmë gjithçka për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ku pika 2 e konkluzioneve të marrëveshjes, qartësisht përjashton mundësinë e ndryshimit unilateral, të njëanshëm, të sistemit zgjedhor. Nëse Edi Rama është për lista të hapura, nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, sepse bëhen ndryshime në Kod Zgjedhor. E vetmja arsye përse Edi Rama kërkon ndryshime Kushtetuese është të heqë koalicionet parazgjedhore. Motivi i kësaj është tmerri i një frikacaku nga zgjedhjet e lira e të ndershme.

      Sot, me thirrjet e Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varheley, dje me mesazhe të qarta të përfaqësues së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, para disa ditësh me mesazhet e ardhura nga Parlamenti Europian dhe, së fundmi, dhe jo më pak e rëndësishme, me rekomandimin e qartë të OSBE/ODHIR kundër çdo ndryshimi një vit para zgjedhjeve, është e qartë se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është dhënia fund e kësaj maskarade, që ka 1 dhe vetëm 1 qëllim – të qetësojë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

      Ndaj, sa nuk është vonë i bëj thirrje të marrë të gjitha masat e nevojshme, të çfarëdo natyre për t’u qetësuar dhe pranuar realitetin e pashmangshëm.  Askush nuk është i përjetshëm në pushtet. Askush nuk e ndal dot rotacionin. Edi Rama ka vetëm diçka në dorë, të paktën në këtë fazë të fundit të qeverisjes, t’i thërrasë përgjegjësisë së tij si Kryeministër, si qytetar dhe si prind dhe të lejojë rotacionin e pashmangshëm politik me votën e lirë të shqiptarëve ose të përballet me të gjitha pasojat e një vendimi ndryshe. Por e sigurt është që as Shqipëria, as shqiptarët nuk janë dhe nuk do të jenë peng i ankthit, frikës dhe tmerrit të Edi Ramës nga zgjedhjet e ardhshme dhe nga rotacioni i pashmangshëm politik.

    • 15:38

      “Çfarë roli do kishte Meta?”, Basha flet për marrëveshjen e fshehtë të propozuar nga Rama: Pazar kërkoi, por pazar nuk mori

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar sot një marrëveshje të fshehtë që i është propozuar nga Edi Rama, por që ai nuk e pranuar pasi e quan një pazar të pistë.

      Në një konferencë për mediat, Basha është pyetur se çfarë roli do të kishte Presidenti meta në këtë pazar ai ka thënë se pyetja është hipotetike, pasi pazari i kërkuar nga Kryeminsitri është rrëzuar.

      Pyetja është hipotetike! Pazar kërkoi por pazar nuk mori e nuk do të marrë kurrë”, deklaroi ndër të tjera Basha.

    • 15:24

      “Grisi paktin e 5 qershorit”, Basha thirrje Ramës: Reflekto, je përgjejgësi kryesor për këtë që po ndodh

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konfernecë për mediat ka folur për vendimin e PS-së që të pranojë dhe kërkesa e opozitës së re.

      Kreu i PD është pyetur nëse do të bojkojë apo jo opozita zgjedhjet e ardhshme, por ka vendosur që të mos përgjigjet, por tha se Rama duhet të reflektojë.

      Në fjalën e tij, numri një i opzitës tha se Rama ka grisur paktin e 5 qershorit dhe i ka bërë thrirje që të reflektojë. “Me aktin e sotëm Rama ka hedhur në erë paktin e 5 qershorit, unë i bëj thirrje që të reflektojë dhe ai është i vetmi përgjegjës për këtë që po ndodh”, tha Basha.

    • 15:17

      “Unë President e ti Kryeministër”, Basha tregon detaje nga “joshja” që i ka bërë Rama: Ndërmjetësi është dërguar në fillim të këtij viti, për 3 muaj rresht

      Kreu i Partisë Demokratike ka treguar detaje nga “joshja” që sipas tij i ka bërë Rama për uljen e retorikës në politikë dhe arritjes një marrëveshje mes palëve. Në një konferencë për mediat, kreu i PD tha se ndërmjetësimin për marrëveshjen “Basha kryeministër dhe Rama president” ka ndodhur në fillim të këtij viti.

      Ju u shprehët se  Rama kishte dërguar ndërmjetës, kur ka ndodhur kjo? Bëhet fjalë për tani?

      Bëhet fjalë për periudhën mars-prill-Maj.

      Ju si jeni përgjigjur?

      Bësoj se kuptohet nga qëndrimi im sot dhe nëse do kishte ndodhur diçjka do të ishte krejt e kundërta.

    • 15:13

      Lista e hapura, Basha: Rama nuk e ka seriozisht, për këtë çështje duhet të vendosë populli me referendum

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka folur për listat e hapura. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se Rama nuk e ka seriozisht me listat e hapura, dhe shtoi se duhej një diskutim i gjerë dhe jo miratim në korrik pa asnjë diskutim. Kreu i PD shtoi në fjalën e tij se  listat e hapura në këtë moment janë rrëzuar nga OSBE dhe nga Komisioni i Venecias.

      Nëse Rama donte që të diskutonte seriozisht për listat e hapura nuk mund të bënte një Pazar mes korriku. Listat e hapura nuk janë mbështetur nga OSBE dhe nga Komisioni i Vencias. Në Këshillin Politik nuk kishte konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor, jo se nuk donim ne por sepse Rama erdhi me një qëllim të vetëm që të kapte KQZ-në, por dështoi me turp. Nëse Rama do lista të hapura, mund t’i bënte me lëhtësi”, tha kreu i demokratëve.

      Më tej Basha u shpreh se diskutimi për lista e hapura duhet të ketë përfshirjen e të gjithë publikur dhe duhet që të bëhen me referndum. Kreu i PD u shpreh se nuk mund të vendos vetëm Rama dhe “Balla opozita në parlament” për lsitat zgjedhore.

    • 15:08

      Politika “zien” nga marrëveshja e fundit, Basha i qetë, shkëmben batuata me gazetarët: Ç’është kjo heshtje?

      Pas miratimit të kërkesave të opozitës në Komisionin e Ligjeve, kryedemokrati Lulzim Basha lajmëroi një deklaratë për shtyp. Sapo hyri në sallë, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ka shkëmbyer batuta me gazetarët e mbledhur në selinë blu. Bashës i ka bërë përshtypje heshtja e gazetarëve, të cilët u janë përgjigjur shumë shkurt.

      Lulzim Basha: Ç’është kjo heshtje?

      Gazetarët: Po prisnim….

    • 15:05

      Basha zbulon “pazarin” e Ramës: Ka dërguar çdo ditë ndërmjetës, ‘ti kryeministër e unë president’

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka zbuluar sot një marrëveshje të fshehtë që i ka propozuar Rama. 

      Në fjalën e tij para gazetarëve, kreu i opozitës është shprehur se Rama për një periudhë 3-mujore i ka dërguar ndërmjetës me pazarin “ti kryeministër dhe unë president”. 

      Dua të them një gjë që e kam thënë edhe njëherë, ai për dy muaj me radhë ka dërguar ndërmjetësit çdo ditë për të bërë pazare, “ti kryeministër dhe unë president”, sepse ai do vetëm pushtetin e tij dhe nuk mendon fare për qytetarët. Ai do që të ndalojë koalicionet pasi është me parimin “ti kryeministër dhe unë president””, tha Basha.
    • 15:01

      Basha i nxjerr “sekretin” Ramës: S’e ka tek listat e hapura, do ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

      Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitën parlamentare pasi i intereson që të mos ketë koalicione parazgjedhore.  Në fjalën e tij, Basha u shpreh se Ramës i intereson që ta “shesë” sikur i interesojnë listat e hapura por në fakt ka një tjetër qëllim pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet.

      “Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura por për koalicionet zgjedhore. Është sanksionuar në Kushtetutë. Ky është halli i vërtetë i Edi Eamës. Rama e ka tmerr koalicionin opozitar. Maska ra se deri më tani ishte shkak një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asgjë. U blenë si gjë e gjallë. Dhe dallavere të tjera. Nga ky moment nuk përfaqësonin më as familjet e tyre. Ishin mall i blerë nga Rama, sapo siç e quajnë socislistet në kafe “Ballaopozita”, natyrisht me përjashtim. Këto propozuan rritjen e prangut, dhe nuk ka budalla që ka njeri ta besojë. Problemet me çdo sistem është bashkëpunimi me krimin dhe politikën. Nëse një kandidat papritur merr mbështetejen e bandave ose oligarkëve, mund të zgjidhet por nuk është më deputet i qytetarëve,”-tha Basha.

    • 14:53

      Basha: Në esencë Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, ka frikë nga zgjedhjet

      Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar pranimin nga maxhorancave të kërkesave të opozitës parlamentare. Në një konferencë urgjente për shtyp, Basha u shpreh se me pranimin e bërë, ai kishtë prishur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit.

      Rama është njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet. As Ramiz Alia nuk ishte kështu. Në esencë Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk ishte marrëveshje që dëshironim por më e mira e mundshme. Kishim të bënim me një njeri në panik. Në gënjeshtrat e shumta që ka këputur sot, kjo ka qënë një nga ato fanare. Është e qartë si drita e diellit”, tha kryedemokrati.

    Shto Koment