Politike

“Luli s’di por Monika numëron shumë mirë”, Rama për marrëveshjen: Do e mbrojmë deri në fund, PD e LSI nxorrën grup

10 Korrik 2020, 12:13 Nga DOSJA
“Luli s’di por Monika numëron shumë mirë”, Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e 5 qershorit është e mbrojtur e për këtë nuk do t’i duheshin “Sinjalet” e 6 deputetëve në Kuvend. I pyetur nga gazetari Muhamed Veliu, nëse lëvizja e djeshme ishte mesazh nga Basha dhe Kryemadhi që “ja ku na ke, votat për Reformën i ke, vazhdo me ne”. Kryeministri u betua për një mbrojtje deri në fund të marrëveshjes së Këshillit Politik, por shtoi se nëse PD e LSI do të “ankohen” përballë do të kenë PS, e jo opozitën e re.

E para, dihet raporti i Lulzim Bashës me aritmetikën. Për Monikën, jo. Monika numëron shumë mirë. E di unë, numëron mirë. (heshtje). Luli nuk di me aritmetikë, se nëse do të ishte nuk kishte si të llogariste që 71 plus 6 bëjnë 80 e ca. Por, gjithsesi kjo nuk është punë që ka lidhje me aritmetikën. Nëse do të ishte vetëm për votimin, do të ishim duke bërë presion pozitiv me deputetët. Mua më bëhet mirë që PD dhe LSI e njohën Kuvendin dhe nxorrën grupet. Ta kishim do qe më mirë, se do nxirrnin grupet dhe s’do bënim ecejake nga një institucion ad-hoc i krijuar si çadër këtu në ombrellën e Kuvendit. Por kjo s’është aritmetikë. Sot tek Ligjet vazhdoi një proces dhe PS vazhdoi me miratimin. S’ka punë me të tjetër, ka punë me ne. Tani jemi ne, le të shkojnë ku të duan, të shajnë e të kërdisin sesi ne po bëjmë e si ne po heqim… Marrëveshjen e mbrojmë deri në fund, është e shkruar, dhe do t’i shkojmë deri në fund.”,-tha Rama. 

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...