Politike

Koronavirusi në Shqipëri, Rama i prerë: Secili të mbajë përgjegjësi, një mbyllje tjetër është kritike

10 Korrik 2020, 12:13 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Rama i prerë: Secili të mbajë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij për shtyp ka folur edhe për situatën e koronavirusit në vend. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se  një mbyllje tjetër e vendit do të ishte kritike për ekonominë. 

Sa i përket lejimit bërjes së tamponëve nga spitalet private, Rama u shpreh se nuk ndërhynte pasi vendimet mund t’i merrte vetëm ISHP-ja. 

Boll kam folur unë për këtë temë. Ajo që them është vetëm kaq; një mbyllje tjetër e Shqipërisë është me përmasa kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe ushtri është i pamundur. Çdo qytetar të marrë përgjegjësinë e tij. Nuk mendoj që duhet t’i kthehemi mbylljes. Çdo kush duhet të marrë përgjegjësinë e tij. Testet i bën autoriteti, a ia jep të drejtën spitaleve private, është çështje e autoritetit,”-tha Rama.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet edi rama koronavirusi ne shqiperi ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...