LIVE UPDATES
Politike

Ndalimi i koalicioneve dhe listat e hapura/ Rama: Ndryshojnë Kodi dhe Kushtetuta por marrëveshja s’preket! PD e LSI na kanë

10 Korrik 2020, 09:26 Nga DOSJA
Ndalimi i koalicioneve dhe listat e hapura/ Rama: Ndryshojnë Kodi dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kohë edhe për të realizuar marrëveshjen me opozitën që ndryshon Kodin Zgjedhor edhe atë me opozitën e Re për të ndryshuar Kushtetutën. Koalicionet për kryesocialistin nuk sjellin medoemos demokraci, ndërsa listat e hapura përkahen nga PS, sepse anketimet kanë treguar se populli shqiptar e ka kthyer në trend tanimë, listat e hapura. Gjatë një konference të njoftuar mesditën e të premtes, pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me 16 vota në parim ndryshimin e Kushtetutës dhe ndalimin e koalicioneve, Rama tha se vendimi për hapjen e listave nuk lidhet me kalkulimet elektorale. “Nuk kam unë dëshirë që të vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithcka, do listat e mbyllura. Por koha do e tregojnë se nuk janë recetë çudibërëse.”,-tha Rama. 

Ndalimin e koalicioneve nuk e sheh si të pamundur pasi sipas Ramën, marrëveshjet mund të realizohen mes partive të tjera. “Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është cështje e tyre“.-tha ai.

Kryeministri theksoi se PS nuk e ka patur kauzë çështjen e listave të hapura, por e do populli. “Ne nuk kemi patur listat e hapura si kauzë por anketimet kanë treguar trendin në rritje”.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e Partisë Socialiste, pas deklaratave të ndërkombëtarëve në lidhje me shtyrjen e këtyre ndryshimeve të Kushtetutës. Rama tha se “kjo është hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë”, ndërsa iu saktësoi komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim, se ka kohë 1 vit për të dyja ndryshimet, dhe nëse nuk miratohen propozimet e opozitës së re atëherë, “edhe për marrëveshjen e 5 qershorit nuk ka kohë kalendarike”.

Rama u zotua disa herë se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, dhe se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores. Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores.”,-tha ai. 

Por si do ta bëjë Bashën pjesë të fitores?Fitorja ime është që Shqipëria të vijojë dhe të bëhet më e mirë, të ecë më shpejt në rrugën e integrimit, dhe pjesë e kësaj fitoreje do të dëshiroja që të kisha Bashën dhe PD-në por edhe të tjerët. Diskutimi për c’ka po flasim sot sipas kornizës kushtetuese për të hapura listat, ka filluar shumë kohë më parë. Parlamenti është legjitim dhe sovran.”,-tha Rama, ndërsa më tej, saktësoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, as vendore. “Zgjedhje të parakohshme vendore nuk do të ketë,” tha Edi Rama sot.

Për ndryshimet në kabinet, dhe se nëse ministrat i kanë kaluar të dy provimet “tërmetin dhe pandeminë”, Rama tha se: Provimet janë në proces nën kornizën e autonomisë së universiteteve, unë nuk ndërhyj kush ngel apo kalon.

Konferenca u zhvillua një orë pasi Komisioni i Ligjeve,me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet reforma zgjedhore edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet reforma zgjedhore

Sondazh

Poll
Politike 9 Korrik 2020, 20:31

TIRANË– “Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj