Politike

‘Një mullar me parti futen e përfitojnë nga buxheti’/ Rama tregon pse dakordësohet me opozitën: Të marrin çfarë kër

10 Korrik 2020, 11:43 Nga DOSJA
‘Një mullar me parti futen e përfitojnë nga buxheti’/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas miratimit në parim të kërkesave të opozitës së re për reformën zgjedhore, u shpreh se nuk ishin pjesë e llogaritjeve të PS.  Kreu i qeverisë tha se PS do të bëjë gjithçka, që asnjë forcë politike të mos kërcënohet nga ky proces. Më tej Rama tha, se opozita joparlamentare është e kërcënuar nga hapja e listave, ndërsa shtoi se palët dëshirojnë të marrin sa më shumë nga ajo që kërkojnë.

 Një mullar i madh me parti futen në një tren të madh përfitojnë nga buxheti i shtetit, por nuk është kjo e rëndësishme. Këto ndryshime nuk vijnë si rezultat i kalkulimeve tona. PS është partia më e madhe e shqiptarëve sot, pas një vitit të shohim. PS nuk ka qëllim tjetër veçse të përmirësojë Shqipërinë dhe të japi të drejta në çdo fushë. S’ka asnjë lojë, pazar, apo përpjekje për t’u fshehur por vetëm një qëllim. Jemi në qendër të jetës politike dhe të bëjmë çmos që të gjitha forcat mos të ndjehen të kërcënuara nga procesi. Opozita është e kërcënuar nga numërimi partiak. Eksperienca e të shkuarës nuk është se nuk iu jep argumenta. Opozita joparlamentare është e kërcënuar nga hapja e listave, mbase ka të drejtë. Në këtë proces ka vetëm një dëshirë që të gjithë marrin sa më shumë nga ajo që kërkojnë. Ne jemi ok.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...

Politike 10 Korrik 2020, 10:45

TIRANË- Deputetët e opozitës së re nuk e kanë ende të sigurtë se kush ka qenë deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës për Paketën me ndryshime Kushte...