Bota

Nuk ka shpëtim/ Kazakistani po përballet me një ‘pneumoni të panjohur’ më vdekjeprurëse sesa COVID-19

10 Korrik 2020, 09:29 Nga DOSJA
Nuk ka shpëtim/ Kazakistani po përballet me një ‘pneumoni

KAZAKISTAN– Kazakistani po përballet me një ‘pneumoni të panjohur’ më vdekjeprurëse sesa koronavirusi. Të paktën kështu raportojnë autoritetet kineze.

Në një kohë që bota po përballet me një krizë të madhe të pandemisë Covid -19, duket se shumë sëmundje të reja po përhapen në botë që po ngjallin më shumë frikë dhe shqetësim për autoritetet.

Daily mail ka shkruar së fundmi se autoritetet shtetërore në Kazakistan kanë paralajmëruar për një valë të dytë të Covid-19, por edhe një rritje të rasteve të pneumonisë.

Lajmi  është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka deklaruar se   pretendimi kinez për pneumoninë nuk ishte i vërtetë.

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Kazakistan ka regjistruar më shumë se 32,000 raste të pneumonisë midis 29 qershorit dhe 5 korrikut  si  edhe 451 viktima. Ndërkohë numri zyrtar i pacientëve me Covid-19  në Kazakistan është 53.021, dhe 296 viktima.

Ndërsa 28 mijë pacientët që vuajnë nga kjo pneumoni e panjohur janë shtruar në spital. Fotot dhe videot e publikuara tregojnë të afërmit e viktimave që radhiten para një morgu në qytetin më të madh Almaty për të marrë kufomat e të afërmëve të tyre.

Kujtojmë se Ambasada kineze deklaroi se Kazakistani regjistroi 1.772 viktima nga pneumonia në gjysmën e parë të vitit, me vetëm  628 të vdekur në qershor, disa prej të cilëve ishin shtetas kinezë.

“Departamentet e shëndetësisë po kryejnë studime në lidhje me virusin e pneumonisë, por ende nuk kanë identifikuar virusin”.

“Rreth 300 persona të diagnostikuar me pneumoni po shtrohen në spital çdo ditë.”- është shprehur Saule Kisikova, shefi i departamentit të kujdesit shëndetësor në kryeqytetin Nursultan.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kazakistan kazakistan

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...