Bota

“Nuk kishte polici, sepse nuk kishte dhunë”, Vuçiç: Ata mund të protestojnë për njëqind ditë e njëqind vjet

10 Korrik 2020, 08:47 Nga DOSJA
“Nuk kishte polici, sepse nuk kishte dhunë”,

SERBI– Në mes të situatës të tensionuar në Serbi me protesta të dhunshme,  Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk ka pasur polici në protestën në e mbrëmjes së djeshme në Beograd, sepse nuk ka pasur dhunë apo përpjekje të demonstruesve për t’u futur në institucionet shtetërore, ndërsa theksoi se ky ishte rasti i parë në tetë vitet e fundit.

Ai tha se askush nuk do të prekë protestuesit, se ata mund të demonstrojnë për “njëqind ditë e njëqind vjet”, megjithëse beson se është i papërgjegjshëm për shkak të infeksionit që do të përhapet.

Prej tre ditësh në Serbi janë mbajtur  protesta masive e të dhunshme ku qytetarët  sulmuan edhe Kuvedin në Beograd, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Presidentit Vuçiç për rikthimin e orës policore. Megjithatë ditën e djeshme Vuçiç u tërhoq nga vendimi për riizolimin e vendit si shkak i pandemisë, ndërkohë edhe mbrëmjen e djeshme protestat kanë vijuar në një kohë që sot pritet të zhvillohet samiti me kryeministrin Hoti. Lideri  serb  sa u përket protestave tha se po zhvillohen me qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic protestat ne beograd serbi aleksander vucic protestat ne beograd serbi

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...