Bota

Mbi 557 mijë viktima dhe 12 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi 730 të vdekur në 24 orët

10 Korrik 2020, 08:33 Nga DOSJA
Mbi 557 mijë viktima dhe 12 milionë të infektuar nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,220,500  të infektuar dhe janë shënuar 135,828 vikitma.  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 33,526Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 730 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 69,254 viktima dhe mbi 1.7 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,585 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 4 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,926 mijë viktima dhe në Francë 29,979, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,401 qytetarë.

Në Australi  situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po  përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.

Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

Burimi:  TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...