Bota

10 Korrik 2020, 07:37 Nga DOSJA

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga kreu i shtetit francez Emmanuel Macron dhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Përmes platformës online në takim është diskutuar mbi përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Presidenti Macron në fjalën e tij  gjatë takimit,  përshëndeti liderët e Kosovës dhe Serbisë për faktin që po ndajnë me liderët e BE-së përgjegjësinë e dialogut, ndërsa shtoi se Bashkimi Europian do të punojë për arritjen e një marrëveshje finale dhe se do të marrë në dorë dialogun Kosovë-Serbi.

Nga ana tjetër Kryeministri Hoti sa i përket dialogut ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe nuk mund të jetë pjesë e negociatave, rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërsa Presidenti Vuçiç në fjalën e tij ka deklaruar se Prishtina i ka vendosur ultimatum, për ruajtjen e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB, por sipas tij qeveria e Serbisë nuk e pranon kurrsesi ultimatum nga Kosova. Ndër të tjera ai shton se  është i gatshëm të diskutojë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pjesë e Samitit ishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si edhe  përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.

Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Shkak për shtyrjen u bë publikimi i aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe 9 bashkëluftëtarëve të tjerë. Kështu takimi, i cili sipas SHBA-ve kishte në qendër të diskutimeve aspektin ekonomik, nuk u zhvillua.

(k.m;a.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni france takimi kosove-serbi 10 korrik 2020 france takimi kosove-serbi 10 korrik 2020

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 19:09

Hija e gjatë e komunizmit

TIRANË– Agjentë të huaj – ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçi&c...