Bota

“O Kosovo, Kosovo…”/ Me cigare e të ulur në tokë, demonstruesit serb bashkohen njëzëri në protestat kundër vendimit

10 Korrik 2020, 07:20 Nga DOSJA
“O Kosovo, Kosovo…”/ Me cigare e të ulur në

BEOGRAD– Protestat masive në Serbi kanë vijuar edhe mbrëmjen e së enjetes kohë në të  cilën Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e tërhoqi vendimin për orën policore, dhe riizolimin e vendit si shkak i rasteve të reja me Covid-19.

Jo vetëm në Beograd por edhe në disa qytete të tjera të Serbisë janë mbajtur protesta masive e të dhunshme nga qytetarët për shkak të pakënaqësisë për  mënyrën se si po lufton shteti kundër pandemisë COVID-19.

Ajo çfarë ka rënë në sy është “përfshirja” e Kosovës në protestat e tyre. Në një nga videot e publikuara nga mediat vendase dëgjohet që një grup djemsh të veshur me kostume të zeza këndojnë këngë për Kosovën, ndërkohë që ftojnë edhe qytetarët e tjerë të ulen të këndojnë me ta.

Edhe një ditë më parë në mediat  serbe u raportua që mes protestave masive gjatë këtyre 3 ditëve në Beograd qëndrojnë zyrtarët e shërbimeve sekrete.

Ndërsa vet Vuçiç për këto protesta deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Prej tre ditësh në Serbi janë mbajtur  protesta masive e të dhunshme ku qytetarët  sulmuan edhe Kuvedin në Beograd, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Presidentit Vuçiç për rikthimin e orës policore. Megjithatë ditën e djeshme Vuçiç u tërhoq nga vendimi për riizolimin e vendit si shkak i pandemisë, ndërkohë edhe mbrëmjen e djeshme protestat kanë vijuar në një kohë që sot pritet të zhvillohet samiti me kryeministrin Hoti. Lideri  serb  sa u përket protestave tha se po zhvillohen me qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova protestat ne beograd serbet kendojne per kosoven vucic terheq vendimin per izolimin kosova protestat ne beograd serbet kendojne per kosoven vucic terheq vendimin per izolimin

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 19:09

Hija e gjatë e komunizmit

TIRANË– Agjentë të huaj – ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçi&c...