Bota

Pandemia në Kosovë/ Një foshnje infektohet me koronavirus disa ditë pas lindjes

10 Korrik 2020, 08:01 Nga DOSJA
Pandemia në Kosovë/ Një foshnje infektohet me koronavirus disa

KOSOVË– Një foshnje në Kosovë, afro 20 ditë pas lindjes ka rezultuar e infektuar me  koronavirus. Ky lajm është bërë me dije nga autoritetet shëndetësore.

Sa i përket kësaj çështje,  drejtori i Klinikës Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, është shprehur se foshnja është infektuar në shtëpi.

“Foshnja është pranuar me datën 6 korrik në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Ka rezultuar pozitive me koronavirus. Aktualisht është nën kujdes intensiv në Klinikën Neonatologjike, nën mbikëqyrje të plotë, në hapësirën e ndarë vetëm për foshnjat me COVID-19.”- deklaroi Gojnovci.

Nga mediat vendase mësohet se foshnja ka lindur me datën 22 qershor të këtij viti, ndërsa sipas Gojnovcit edhe nëna e foshnjes është e infektuar me koronavirus, por ajo ndodhet e vetizoluar në shtëpi.

Kujtojmë se edhe në muajin prill një foshnje pesë muajshe nga Kamenica është infektuar me Covid-19.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 4,100 raste pozitive, ku prej tyre 86 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 2,063 janë shëruar totalisht, që prej 13 marsit kur u shënua rasti i parë me Covid-19 në vend.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove xhevdet gojnovci koronavirusi ne kosove xhevdet gojnovci

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...