Bota

Pa kaos dhe incidente para Kuvendit/ Pas tërheqjes së Vuçiç qytetarët protestojnë paqësisht, serbët këndojnë njëzëri

10 Korrik 2020, 07:46 Nga DOSJA
Pa kaos dhe incidente para Kuvendit/ Pas tërheqjes së

SERBI– Serbëve nuk ju ka dalë inati me Presidentin Aleksandër Vuçiç, pasi pavarësisht se ky i fundit dje tërhoqi vendimin për vendosjen e orës policore, protestuesit kanë dalë sërish nëpër rrugët e Beogradit dhe qytete të tjera të Serbisë ku kanë protestuar kundër Vuçiç.

Megjithatë siç raportojnë edhe mediat vendase ndryshe nga dy netët e mëparshme protestat e mbrëmjes së djeshme kanë qenë paqësore, por mes shumë qytetarësh ka tërhequr vëmendjen një grup djemsh të  veshur me rroba të zeza e teksa në duar mbanin cigare ato këndonin për Kosovën.

“O Kosovo, Kosovo…”-janë disa nga fjalët që dëgjohen në videon e publikuar nga Blic.rs.

Dje protestat nisën në orën 19:00 para Kuvendit të Serbisë në Beograd, por edhe në Novi Sad, Kragujevac, Nish, Subotica, Bor, Kraljevo, Zrenjanin, Valjevo, ku ndërkohë u pa që një numër i madh i efektivëve të policisë qëndruan përgjatë gjithë protestave.

Qytetarët bartnin flamuj që bënin thirrje për protesta jo të dhunshme dhe mesazhi kryesor ishte “Uluni, mos bini pre e dhunës dhe gënjeshtrave”.

Ndërsa pas Asamblesë Kombëtare, një grup demonstrues ndezën përsëri flakandanë, por  policia tani nuk reagoi. Ndërsa shumica e atyre që u mblodhën në  protesta  ushpërndanë ngadalë, kështu që nuk ndodhën incidente të mëdha si dy netët e mëparshme.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne beograd serbet kendojne per kosoven vucic terheq vendimin per izolimin protestat ne beograd serbet kendojne per kosoven vucic terheq vendimin per izolimin

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...