Bota

Makina përfshihet nga flakët, vdes tragjikisht 17-vjeçari në Kosovë

10 Korrik 2020, 08:06 Nga DOSJA
Makina përfshihet nga flakët, vdes tragjikisht 17-vjeçari

KOSOVË–  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kosovë, ku si shkak i një aksidenti të rëndë ka mbetur i vdekur  një 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë – Mitrovic  në fshatin Shupkovc,  ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore.

Sipas mediave vendase deri më tani dyshohet që shkak për aksidentin fatal është bërë fakti që drejtuesi i automjetit ka ecur me një shpejtësi jo të përshtatshme me kushtet e rrugës në të cilën ka kaluar.  Kështu mendohet se ai ka   humbur kontrollin e makinës, ka dalë jashtë rrugës dhe është përmbysur disa herë  poshtë urës, që më pas ka çuar në përhapjen e flakëve.

Megjithëse ishte një aksident i rëndë,  pasagjeri ka arritur të dalë nga automjeti ndërsa shoferi ka mbetur brenda makinës që u përfshi nga flakët.

Në vendngjarje ka arritur policia  gjithashtu vdekja e shoferit 17-vjeçar me iniciale  A.K., është konfirmuar nga një mjek. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa  pasagjeri I.A., 20 vjeç, është dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksident fatal vdes 17-vjeçari ne kosove aksident fatal vdes 17-vjeçari ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...