Bota

Koronavirusi/ Çfarë zbuloi studimi te gratë shtatzëna, më të rrezikuar të vdesin janë…

10 Korrik 2020, 06:41 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Çfarë zbuloi studimi te gratë shtatzëna,

Një studim i ri i publikuar të enjten tregon se “ka prova të forta” që gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus mund të infektojnë fetusin.

Studiuesit në Itali zbuluan prani virusi dhe të antitrupave në placentë, kordën e kërthizës dhe qumshtin e gjirit si dhe në organet gjenitale të 31 grave shtatzëna që ishin shtruar me COVID-19.

Profesori i imunologjisë në Universitetin e Majamit, Claudio Fenizia, autori kryesor i studimit, tha se provat e mbledhura “janë dëshmi e fortë” se transmetimi i virusit në mitër është i mundshëm, por shton se asnjë nga foshnjet e lindura gjatë periudhës së studimit nuk rezultuan pozitivë për koronavirus.

Një tjetër studim, i publikuar të mërkurën në revistën shkencore Nature, arrin në përfundimin se personat e moshuar, meshkujt, pakicat racore e etnike dhe ata me probleme ekzistuese shëndeti si obezitet, diabet apo astmë të rëndë janë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19.

Studimi u realizua nga shkencëtarë britanikë, të cilët analizuan të dhënat e mbi 17 milionë pacientëve në tre muaj. Ata zbuluan se ndër më shumë se 10 mijë persona që vdiqën nga COVID-19 pacientët mbi 80 vjeç kishin 20 herë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundja krahasuar me ata në të 50-tat dhe disa qindra herë më shumë gjasa se ata në të 40-tat.

Po sipas rezultateve, rreth 11% e numrit total të pacientëve në studim identifikoheshin si racë jo e bardhë dhe këta pacientë, sidomos të racës me ngjyrë apo aziatike ishin në rrezik më të madh të vdisnin nga koronavirusi se pacientët e bardhë.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote shba koronavirusi ne bote shba

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 19:09

Hija e gjatë e komunizmit

TIRANË– Agjentë të huaj – ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçi&c...