Bota

“Paratë që kanë hebrenjtë, demonstrojnë fuqinë që ata kanë”, Profesori argjentinas: Do t’i jap shpërblim çdo kuj

10 Korrik 2020, 09:01 Nga DOSJA
“Paratë që kanë hebrenjtë, demonstrojnë

IZRAEL– Gjatë një leksioni përmes platformave online në internet, (si shkak i përhapjes së pandemisë) për politikën ndërkombëtare në Universitetin e Biznesit të Shekullit 21, në Argjentinë, Prof. Esteban Lizondo u shpreh se krijimi i Shtetit të Izraelit ishte një lëshim në këmbim të parave, sipas raporteve lokale.

Ndër të tjera profesori teksa ka shpjeguar më shumë rreth historisë së hebrenjve ka thënë se do të shpërblejë çdo kënd që  gjen një hebre të varfër.

Një nga studentët e Lizondo, emri i të cilit nuk bëhet me dije e regjistroi ligjëratën dhe e postoi në median sociale. Studenti gjithashtu raportoi incidentin në zyrën e Kordobës të organizatës argjentinase hebreje DAIA, e cila u ankua tek universiteti.

“Paratë që kanë hebrenjtë, demonstrojnë fuqinë që kanë hebrenjtë. Ata janë të aftë të trajtojnë ndërmarrjet financiare dhe ndërmarrjet financiare për të rritur e trashëguar pasurinë e tyre.  Pse mendoni se nazistët vranë kaq shumë hebrenj? Për shkak të zilisë që kishin. Imagjinoni se gjermanët vranë kaq shumë njerëz  në një krizë ekonomike terminale, me hiperinflacion, dhe hebrenjtë … ata vazhduan të pasurohen.”- deklaroi profesori.

DAIA në ankesën e saj vuri në dukje se komentet shkelin një ligj argjentinas kundër diskriminimit, i cili thotë se është e paligjshme që “me çfarëdo mënyre të nisë përndjekja ose urrejtja ndaj një personi ose grupeve të njerëzve për shkak të racës, fesë, kombësisë apo politike të tyre.”

Universiteti u përgjigj përmes një deklarate, duke thënë se nuk lejon asnjë lloj diskriminimi. Ai tha që do të hetonte incidentin dhe nëse verifikohen akuzat.

Burimi: Jpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota esteban lizondo izrael esteban lizondo izrael

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...