Bota

Publikohen pamje të rënda në gjyqin e divorcit/ Aktori i famshëm kishte rrahur barbarisht partneren e tij, i shkulte flokët

9 Korrik 2020, 20:56 Nga DOSJA

 SHBA- Dy aktorët e famshëm janë paraqitur ditën e sotme në gjyq për t’u divorcuar.

Mediat e huaja kanë raportuar se përpara gjykatës është treguar se Johnny Depp sulmoi Amber Heard dhe i shkuli flokët në momentin që kjo e fundit ka zbuluar se ai po e tradhëtonte me ish- të dashurën.

Depp ka mohuar se ka bërë një veprim të tillë por ka thënë se flokët i janë shkulur kur është thyer shtrati në momentin që këta kanë qenë duke u zënë.

Dep, 57 vjeç, po hedh në gjyq edhe  gazetën ‘The Sun’ pasi e përshkroi atë si një ‘rrahës gruaje’ duke qenë gruaja se tij 34 vjeçe është shprehur se ai e ka sulmuar gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe disa fotografi të një shtrati të thyer, tufa flokësh bjonde, foto të cilat ishin paraqitur vitin e kaluar në gjykatë gjatë procedurave për shpifje. Sot Depp mohoi fjalët e  Heard për incidentin dhe pretendoi se ai kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Dep dyshohet se ‘e ndoqi’ Heardin rreth pronës përpara se ta fuste në një shtrat ku për shkak të forcës u dëmtua dhe shtrati.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amber heard johnny depp amber heard johnny depp

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 19:09

Hija e gjatë e komunizmit

TIRANË– Agjentë të huaj – ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçi&c...