Bota

Hoqi maskën në konferencën për media/ Gazetarët do të padisin presidentin e Brazilit: Është një sjellje e papërgjegjsh

9 Korrik 2020, 20:51 Nga DOSJA
Hoqi maskën në konferencën për media/ Gazetarët do

BRAZIL– Shoqata e Gazetarëve në Brazil do të padisë presidentin, Zhair Bolsonaro, pasi hoqi maskën gjatë një konference për media.

Kujtojmë se kreu i shtetit u konfirmua ditë më parë me Covid-19 dhe veprimi i tij ishte i pafalshëm pasi mund të çojë në infektimin e reporterëve të pranishëm. Shoqata thotë se Bolsonaro nuk respektoi distancën e sigurisë dhe vuri në rrezik jetët e gazetarëve.

“Vendi nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë që shkon përtej papërgjegjshmërisë dhe është një krim i qartë kundër shëndetit publik”, thekson Shoqata e Gazetarëve.

Mediat e huaja kanë raportuar se reporteri i CNN në Brazil, Leandro Magalhae, i cili ishte i pranishëm në konferencë, është izoluar në shtëpi në pritje të testit për koronavirus.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil zhair bolsonaro koronavirusi ne brazil zhair bolsonaro

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 19:09

Hija e gjatë e komunizmit

TIRANË– Agjentë të huaj – ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçi&c...