Politike

Basha akuzon qeverinë për rritjen e borxhit publik: I jep goditje fatale ekonomisë, rëndon mbi xhepat e qytetarëve

8 Korrik 2020, 09:24 Nga DOSJA
Basha akuzon qeverinë për rritjen e borxhit publik: I jep goditje

TIRANË –Kreu i opozitës, Lulzum Basha ka akuzuar qeverinë për rritje të borxhit publik, duke thënë se po i jep një goditje fatale ekonomisë.  Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan, se ky borxh rëndon mbi qytetarët, ndërsa nga ana tjetër Rama po vijon që të pasurojë oligarkët. Ndër të tjera Bash aka shtuar, se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që u letëson barrën e taksave dhe rrit punësimin e investimet.

Postimi i plotë

RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë. Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”, shkruan Basha.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha luzlim basha per rritjen e borxhit lulzim basha luzlim basha per rritjen e borxhit

Sondazh

Poll