Politike

“S’ka marrëveshje”, dështon takimi i dytë i Ramës me opozitën parlamentare: Duhet tryezë treplashe, të diskutojmë

7 Korrik 2020, 12:53 Nga DOSJA
“S’ka marrëveshje”, dështon takimi i dytë i

TIRANË -Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me 4 deputetë të opozitës paralmentare. Kreu i qeverisë në këtë takim është shoqëruar nga Taulant Balla dhe përball tij ishin: Myslim Murrzi, Rudina Hajdari, Edmond Stojku dhe Nimet Musai. 

Në një diskutim që zgjati më shumë se një orë nuk u arrit asnjë marrëveshje, pasi palët janë ndarë tek pakti i arritur në Këshillin Politik me Partinë Demokratike dhe LSI-në. Në përfundim të takimit kryeministri Edi Rama njoftoi se sot nuk është arritur asnjë marrëveshje, duke thënë se opozita e re duhet të bëjë lëshimet e saj dhe të miratohet me konsensus Reforma Zgjedhore. 

Kreu i qeverisë u shrpeh se PS është gati të diskutojë dhe për listat e hapura, pasi kjo gjë kërkohet nga shumica e qytetarëve. Ai bëri thirrje dy opozitavëe që të merren vesh me njëra-tjetrën dhe siguroi se PS nuk do të nis asnjë fushatë për blerjen e asnjë deputeti për të kaluar Zgjedhoren pa konsensu. 

Edhe deputetët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, të cilët u shprehën se nuk u dakordësuar për asnjë gjë me Ramën, pasi ata janë të qartë në kërkesat e tyre dhe nuk do bëjnë asnjë lëshim. Hajdari tha se ata do të luftojnë deri në fund, ndërsa Murrizi u shpreh i bundur se asnjë nga deputetët e rinj nuk do japin votën pro për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. 

Takimi i sotëm është i dyti brenda një kohe të shkurtër mes opozitës së re dhe Edi Ramës. Kanë qenë deputetët Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, dy deputetët që kanë kërkuar takim urgjent me Ramën dhe Kryeministri iu përgjigj pozitivisht. Dy ligjvënësit ditën e djeshme, depozituan në Kuvend një kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Takimi vjen pas bojkotit që i bëri opozita parlamentare seancës së fundit kur po diskutohej për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kërkesat e opozitës parlamentare janë listat e hapura, ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe pragu elektoral 5%. Në takimin e fundit mes Ramës dhe opozitës parlamentare, shefi i qeverisë tha se është i gatshëm të ulet dhe të negociojë për listat e hapura.

(A.B. K.M. G.SH. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond stojku myslim murrizi rama takon opoziten reforma zgjedhore rudina hajdari edi rama edmond stojku myslim murrizi rama takon opoziten reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 17:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me deputetë...