Politike

“Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”/ Tabaku përball Ramën me f

7 Korrik 2020, 19:18 Nga DOSJA
“Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e

TIRANË– Ish-deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të mbajë fjalën për herë të parë në jetën e tij dhe të japë dorëheqjen.

Teksa ka publikuar një video ku dëgjohet që Rama të thotë se nëse vlera për impiantet e përpunimit të mbetjeve shkon në 400 milionë euro, apo e kalon këtë shifër ai do të jaoë dorëheqjen.

Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen. Sipas studimit të fizibilitetit, totali i kostove të ndërtimit dhe operimit të inceneratorit (të Sharrës) kap vlerën e 430 milionë eurove, ndërkohë që përfitimi nga shitja e energjisë elektrike dhe skrapit vlerësohet respektivisht 133 milionë dhe 78 milionë euro,”- dëgjohet të thotë në video.

Nisur nga këto fjalë, Tabaku shkruan krah videos: Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figure!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 17:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me deputetë...