Politike

Takimi me Ramën/ Stojku bën ‘analizën’: Jemi më të ndershmit që kanë ardhur në këtë parlament, listat e hapura na

7 Korrik 2020, 18:56 Nga DOSJA
Takimi me Ramën/ Stojku bën ‘analizën’: Jemi më

TIRANË– Deputeti Edmond Stojku ka bërë një analizë të takimit që zhvilloi me kolegët e tij dhe kryeministrin Edi Rama. Përballë kamerave, Stojku u shpreh se ata nukmdo të tërhiqen nga kërkesat e tyre. 

Ndër të tjera, deputeti shtoi se Opozita parlamentare janë deputetët më të ndershëm që ka parë parlamenti. 

Do të doja të shtoj, në të njëjtën linjë në fatk. Është më tepër analizë e takimit të sotëm. U fol shumë për një marrëveshje, që ka ardhur dhe e kemi pranuar në tavolinën tonë, sepse ne jemi aktorët realë të miratimit real të kësaj marrëveshjejve. Por nuk e kuptoj se përse i bëjnë si miza në dhallë këta individë të pushtetshmë që kanë gjithçka në dorë dhe nuk bëhnë marrëveshje me aktorët realë. Pse nuk i marrin parasysh kërkesat tona? Sepse tre pikat tona i ftojnë shqiptarët për zgjedhje dhe jo për zgjidhje. Përfundimisht ne me tre kërkesat tona, duam të zhdukim zgjedhjet fantazmë, politikën fantazmë,”– tha Stojku.

Pyetje nga gazetarja Esiona Konomi: Pse mendimi juaj është më i rëndësishëm se i zonjës Kryemadhi, e cila është kundër listave të hapura dhe është po ai personi që ju solli këtu?

Edmond Stojku: Të falenderoj për pyetjen, është një pyetje shumë e bukur, për momentin. Nuk është mendimi im ky por rezultati i sondazheve. Për blerjen e votës, hapni të gjitha manualet, shkon deri në 80 e ca përqind. Kjo është kërkesë e kombit shqiptar e të gjithë disaporës kudo që ndodhen. Na e kërkojnë shqiptarët. Pavarësisht nivelit dhe mënyrës së prezantimit, në jemi më humanë dhe më të ndershëm se kushdo që ka qenë më parë se ne në këtë parlament.

Deklarata vjen pas takimit që Rama ka zhvilluar me opozitën parlamentare. Rama pas takimit është shprehur se nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe u bëri thirje dy opozitave që të bëjnë lëshimet e tyre dhe të kapërcejnë pengesat. Kryeministri tha se PS është gati të diskutojë dhe për hapjen e listave, por kërkoi që gjithçka të miratohej me konsensus. Mos arritjen e marrëveshjen e konfirmoi dhe Murrizi e Hajdari, të cilët u shprehën pas takimit se nuk do tërhiqen nga asnjë kërkesë e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond stojku esiona konomi edmond stojku esiona konomi

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 17:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me deputetë...