Politike

“Vënia e drejtësisë do të sjellë paqe për rajonin”, Meta kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi nga serb

8 Korrik 2020, 09:13 Nga DOSJA
“Vënia e drejtësisë do të sjellë paqe për

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka nderuar sakrificën e vëllezërve Agron, Mehemet dhe Ylli Bytyçi, të cilët u vranë 21 vite më parë gjatë luftës së Kosovës në mënyrë të pabesë nga forcat serbe. Kreu i Shtetit, i ka cilësuar vëllezërit Bytyçi, si nderin e historisë së lavdishme të UÇK dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Sipas Metës, vrasja e tyre ishte e pabesë dhe zbardhja e saj do të lehtësojë dhimbjen e familjarëve dhe do të sjellë më shumë paqe e siguri në rajon. Më tej presidenti ka shprehur mirënjohje për diasporën shqiptare në Amerikë, për kontributin në çlirimin e Kosovës.

Postimi i Metës

Çdo 8 korrik, kombi shqiptar nderon me respekt e mirënjohje kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku”, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, nderin e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ndonëse kanë kaluar 21 vite nga vrasja e pabesë e tyre, fatkeqësisht ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz! Vënia e drejtësisë pa pengesa dhe zvarritje do të lehtësojë jo vetëm dhimbjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi, por do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë. Vëllezërit Bytyçi me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, që sollën Kosovën e lirë e të pavarur, do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja. Sepse liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Mirënjohje diasporës sonë në SHBA për kontributin e shkëlqyer të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për çështjen shqiptare ndër dekada, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona, për ruajtjen e traditave dhe zhvillimin e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes amerikanëve dhe shqiptarëve. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të luftës heroike të popullit të Kosovës, si dhe të mbarë kombit tonë!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta kerkon zbardhjen e vrasjes se vellezerve bytyci vrasja e vellezerve bytyçi meta kerkon zbardhjen e vrasjes se vellezerve bytyci vrasja e vellezerve bytyçi

Sondazh

Poll