Politike

Agron Shehaj shtrohet në darkë me kantautorin Bocelli dhe Salvinin: Edhe këta duan një Shqipëri europiane

7 Korrik 2020, 20:47 Nga DOSJA
Agron Shehaj shtrohet në darkë me kantautorin Bocelli dhe Salvinin:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka treguar se ka shijuar një darkë mes miqsh.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Shehaj ka publikuar foto ku shihet e ka konsumuar një darkë me kantautorin Andrea Bocelli dhe udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini.

Krah fotos, Shehaj shkruan se të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane

Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini. Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite. Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë,”- shkruan Shehaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron shehaj andra bocelli matteo salvini agron shehaj andra bocelli matteo salvini

Sondazh

Poll