Politike

Meta thirrje BE-së: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë

7 Korrik 2020, 19:20 Nga DOSJA
Meta thirrje BE-së: Liberalizimi i vizave për qytetarët e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në një postim në mediat sociale ka kërkuar sërish sot liberalizimin e vizave për qyetarët e Kosovës. Meta shkruan se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Më tej Kreu i Shtetit ka komentuar dhe reagimin e disa eurodeputetëve të cilët kanë kërkuar që vizat të liberalizohen sa më shpejt me Kosovës dhe shton se erspektiva evropiane e këtij vendi po rritet dhe forcohet çdo ditë.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! ?? ??”, është ky reagimi i Metës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta liberalizimi i vizave per kosoven meta thirrje be-së ilir meta liberalizimi i vizave per kosoven meta thirrje be-së

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 17:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me deputetë...