Politike

PS paralajmëron garë, Rama mbledh kryebashkiakët në Kryeministri: Zgjedhje në 2021 për 4 bashkitë. S’ka pushime, takoni

8 Korrik 2020, 09:07 Nga DOSJA
PS paralajmëron garë, Rama mbledh kryebashkiakët në

TIRANË– Zgjedhje parlamentare dhe lokale bashkë! Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në periudhën prill-maj të vitit të ardhshëm në Shqipëri, krahas zgjedhjeve për qeveri, do të votohet edhe për “kokën” e Shkodrës, Durrësit, Vorës dhe Rrogozhinës.

Lajmin, kreu i qeverisë e dha në takimin me kryebashkiakët e vendit në Kryeministri, i cili nisi që në orën 11:00 të paradites së sotme dhe zgjati më shumë se 3 orë.

Mësohet se Rama ka qënë i prerë me direktivat që u ka dhënë kryebashkiakëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku si kryefjalë ka qënë interaktiviteti me qytetarët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit në Kryeministri, të zhvilluar paraditen e sotme, Rama ka kërkuar sa më shumë kontakte me banorët e zonave që përfaqësojnë dhe bashkëpunim me strukturat e partisë.

Në fjalën e tij, Rama u ka kërkuar tijëve që të harrojnë pushimet dhe të takohen me qytetarët, por gjithmonë duke gjetur një zgjedhje për pandeminë e koronavirusit. Tek pandemia, numri një i qeverisë ka ndaluar edhe më pas, duke u kërkuar marrjen e masave dhe respektimin e protokollit të sigurisë për të mbajtur në minimum numrin e të infektuarve. Në “dorën” e pandemisë është edhe zhvillimi i Asamblesë së socialistëve, e cila është planifikuar të mbahet brenda muajit korrik.

Në fund, kryesocialisti pasi ka përfunduar me porositë, u ka shpjeguar kryebashkiakëve edhe zhvillimet e politikës në Tiranë. Fillimisht ai ka bërë me dije se dialogu me opozitën jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore ka përfunduar, duke treguar edhe për nisjen e një “kapitulli” të ri me atë parlamentare.

Me detaje, ai u ka treguar edhe kërkesat e tyre, sidomos atë për lista të hapura, e cila ende mbetet për t’u diskutuar.

Ndërsa një ditë më parë, Rama u takua me deputetët, të cilëve u ndau detyrat për mobilizimin e strukturave për zgjedhjet parlamentare të 2021, duke u pohuar se nuk do të kishte zgjedhje të parakohëshme për Bashkitë e vendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama takim me kryebashkiaket edi rama rama takim me kryebashkiaket

Sondazh

Poll