Politike

Takimi me Ramën/ Murrizi: Ne do takohemi prapë, nuk votojmë asgjë jashtë atyre që kemi kërkuar, s’ka buzëkuqe

7 Korrik 2020, 18:44 Nga DOSJA
Takimi me Ramën/ Murrizi: Ne do takohemi prapë, nuk votojmë

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi është shprehur se ai dhe deputetët e tjerë të Opozitës Parlamentare nuk do të votojnë asgjë jashtë pikave që kanë kërkuar.

Përballë kamerave, pas takimit që zhvilluan me kryeministrin Edi Rama, Murrizi u shpreh se nuk ka më ‘buzëkuqe’ që do të marrin votën e tyre. 

Ndër të tjera, deputeti shtoi se me Ramën, do të ulen sërish në takim, për të diskutuar për hapjen e listave.

“Këtë sistem zgjedhor që iu mohua e drejta e votës qytetarëve shqiptarë. Nuk votojmë asnjë lloj pazati që kërkohet t’u shitet shqiptarëve si marrëveshje. Unë bashkë me kolegët e mi nuk votojmë asnjë lloj buzëkuqi nëse nuk hapen listat. Nëse nuk shkojmë në zbatimin e pikave të OSBE/ODIHR, që të mos ketë më militant dhe që të paktën njëherë në këto 30 vite, të jenë të ligjshme. Nuk votojmë asgjë jashtë atyre që kemi kërkuar. Zoti Rama nuk është pro listave. Nuk i duan shqiptarët si zgjedhës por si votues, është njësoj si zoti Basha dhe zonja Kryemadhi. Nuk besoj që jemi zemëruar dhe sigurisht që do të ketë takime të tjera, për hapjen e listave. Për pazaret ai takohet me të tjerë, për tendera dhe koncensione. Është e rëndësishme që njëherë të vetme palët pjesëmarrëse në zgjedhje të jenë të qarta dhe të mos devijohet vullneti i shqiptarëve,”- u shpreh Murrizi.

Deklarata vjen pas takimit që Rama ka zhvilluar me opozitën parlamentare. Rama pas takimit është shprehur se nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe u bëri thirje dy opozitave që të bëjnë lëshimet e tyre dhe të kapërcejnë pengesat. Kryeministri tha se PS është gati të diskutojë dhe për hapjen e listave, por kërkoi që gjithçka të miratohej me konsensus. Mos arritjen e marrëveshjen e konfirmoi dhe Murrizi e Hajdari, të cilët u shprehën pas takimit se nuk do tërhiqen nga asnjë kërkesë e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslym murrizi rama takon opoziten myslym murrizi rama takon opoziten

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 17:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me deputetë...