Politike

Manjani kundër votimit të emigrantëve me postë: Po të duan të vijnë në Shqipëri e të shprehin vullnetin e tyre

7 Korrik 2020, 20:19 Nga DOSJA
Manjani kundër votimit të emigrantëve me postë: Po të

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur sot për idenë e votës së Diasporës. I ftuar sot në “A Show”, në Syri TV,  Manjani është shprehur kundër.

I pyetur nëse beson tek vota e emigrantëve, juristi u shpreh kundër mënyrës që është propozuar për të votuar ata që janë në mërgim.

Emigrantët?! Kush do të votojë le të vijë të votojë në Shqipëri. Nuk mendoj që duhet të votojnë ashtu siç kërkohet të votojnë”, tha ish-ministri.

Vota e emigrantëve është një ndër pikat kryesore e marrëveshjes së Këshillit Politik. Opozita dhe maxhoranca kanë rënë dakord që Diaspora të ketë të drejtë vote dhe ata ta ushtrojë vullnetin e tyre me postë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore vota e diaspores ylli manjani reforma zgjedhore vota e diaspores ylli manjani

Sondazh

Poll