Sport

“Fitore se kush duhet të kryesonte”, Safet Gjici në ekstazë pas fitores së Kukësit ndaj Tiranës: Premio Partizanit? Nu

6 Korrik 2020, 19:07 Nga DOSJA
“Fitore se kush duhet të kryesonte”, Safet Gjici në

TIRANË-Kukësi mposhti Tiranën dhe tani shpreson për titullin kampion pasi diferenca është 6 pikë larg. Kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat çdo gjë mund të ndodh. Në fund të ndeshjes, kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici foli në lidhje me suksesin e skuadrës së tij,por edhe duke u shprehur se duhet të ishte Kukësi në vendin e Tiranës, por janë në vendin e dytë për shkak të gabimeve të tyre.

“Fitore që tregon se aty në krye duhej të ishim ne. Kemi bërë gabime gjatë rrugës, por mendoj se kemi ekipin më të mirë në kampionat. Keqardhja për pikët e lëna në ndeshje të lehta mbetet, por shohim përpara, nuk ka mbaruar ende.Është një lloj fitoreje morale, pas ndeshjes Bylis-Tirana, që nuk ishte reale, por sot na duheshin edhe pikët. Premio Partizanit në fundjavë? Nuk e di, vendos klubi (qesh)“, thekson Safet Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjici kukesi partizani tirana gjici kukesi partizani tirana

Sondazh

Poll