Sport

Cungu u ankua pse kundërshtari luajti futboll, Flamurtari përgjigjet “Duhet të flasë për mënyrën si merr fitoren dhe jo

6 Korrik 2020, 10:10 Nga DOSJA
Cungu u ankua pse kundërshtari luajti futboll, Flamurtari përgjigjet

VLORË– Flamurtari del me një deklaratë kundër trajnerit të Laçit Armando Cungu pas akuzave të këtij të fundit në mikrofonin e Supersport.“Më bëhet qejfi që Flamurtari kujtohet të luajë futboll pas 700 javësh. Uroj të vazhdojë kështu deri në fund dhe t’i bëjë 704 javë”, tha Armando Cungu, trajneri i Laçit, pas fitores së vështirë që skuadra e tij mori kundër vlonjatëve të rënë nga Superiorja.

 

 

Rasti i 11m te dhene : Perpara se te shkojme tek rasti 11 m duket qarte qe lojtari i Lacit eshte ne pozicion jasht loje. Cungu duhet te flasi per menyren si merr fitoren dhe jo per Flamurtarin qe do te respektoj garen deri ne ndeshjen e fundit.

A post shared by Flamurtari FC (@flamurtari_f_c) on

“Përpara se të shkojmë tek rasti 11-metërshit, duket qartë që lojtari i Laçit është në pozicion jashtë loje. Cungu duhet të flasë për mënyrën si merr fitoren dhe jo për Flamurtarin që do të respektojë garën deri në ndeshjen e fundit”, shkruajnë vlonjatet në faqen e tyre në “Instagram”.

Me këto deklarata Flamurtari është përpjekur t’i mbyllë gojën trajnerit shkodran të kurbinasve!

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando cungu flamurtari laçi armando cungu flamurtari laçi

Sondazh

Poll