Sport

“Guardiola kujtonte se dinte më shumë se mjekët”, gjermani flet për tre vitet e trajnerit në Mynih

6 Korrik 2020, 15:29 Nga DOSJA
“Guardiola kujtonte se dinte më shumë se mjekët”,

Pep Guardiola bëri që Bayern të luante futbollin më spektakolar në historinë e tij, por nuk e fitoi dot Champions League. Sipas tij, një faktor i rëndësishëm ka qenë problemi me mjekun e klubit, Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt.

Gjermani kishte rreth 40 vite si mjek i klubit  bavarez dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për BR24, ku ka folur për trajnerin katalanas, sot te City.

“Unë nuk e pranoj dot faktin që një trajner i ri, edhe pse shumë i suksesshëm, ndërhynte në punët e stafit mjekësor. Pep kujtonte se dinte gjithçka më mirë se unë”.

“Gjithsesi, ekziston respekti midis nesh. Ai e vlerëson punën time dhe nuk e ka hedhur kurrë poshtë atë që kam bërë“, ka shtuar Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern guardiola mjeku bayern guardiola mjeku

Sondazh

Poll