Sport

Kategoria Superiore: Kukësi mposht Tiranën dhe beson tek ëndrra titull

6 Korrik 2020, 17:45 Nga DOSJA
Kategoria Superiore: Kukësi mposht Tiranën dhe beson tek ëndrra

Kukësi nuk heq dorë lehtë nga titulli, edhe pse shanse janë të vogla. Skuadra verilindore sot mori një fitore me vlera 2-1 kundër Tiranës në stadiumin “Selman Stermasi”.

Me këtë rezultat, djemtë e trajnerit Shehi ngushtojnë diferencën me 6 pikë, kur kanë mbetur edhe katër javë të tjera të Superligës Shqiptare.

Kukësi gjeti rrugën e rrjetës me Cooper dhe Ethemi. Skuadra kuksiane e meritoi këtë fitore, sepse luajti shumë mirë nga minuta e parë deri në të fundit. Ngoo ngushtoi shifrat për bardheblutë, por goli i tij nuk ndryshoi asgjë.

Verilindorët tashmë besojnë që Tirana do të gabojë në javët e ardhshme, sidomos në derbin e radhës me Partizanin. Për titullin duhet një mrekulli, por në sport shpresa është krejtësisht legjitime. Madje, është elementi i saj kryesor.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi superliga tirana kukesi superliga tirana

Sondazh

Poll