Sport

90 minuta argëtuese për një barazim, Bylisi dhe Partizani ndajnë nga një pikë

6 Korrik 2020, 18:04 Nga DOSJA
90 minuta argëtuese për një barazim, Bylisi dhe Partizani

Lojë argëtuese, por asnjëra skuadër nuk mori 3 pikët. Partizani dhe Bylisi sot e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen fantastike të luajtur në “Adush Muça”.

Pjesa e parë nisi me shumë vrull, sepse të dyja skuadrat luajtën hapur. Ballshiotët e gjetën golin të parët me Edison Ndrecën në minutën e 18-të. Ai provoi një goditje dënimi, e cila ishte e përkryer. Portieri Hoxha arriti ta ndalë, por nuk e mbajti dot topin brenda vijave fatale. Ky gol e përgjumi përkohësisht skuadrën kryeqytetase. Bylisi u kujdes vetëm të mbrohej dhe të kundërsulmonte sipas rastit.

Kështu u mbyll pjesa e parë, për të shtuar marshin në të dytën. Në minutën e 71-të, Braun shfrytëzoi një pasim të Trashit (do të luajë në Kuvajt, sapo të mbarojë sezoni) dhe dërgoi sferën në rrjetë. “Demat e kuq” tentuan edhe pas këtij goli, por qenë të pafat para portës së mbrojtur nga Hidi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis futboll partizani bylis futboll partizani

Sondazh

Poll