Sport

Dështaku James largohet për një shifër qesharake nga Reali, koronavirusi dëmton klubin

6 Korrik 2020, 18:07 Nga DOSJA
Dështaku James largohet për një shifër qesharake nga Reali,

James Rodriguez nuk do ta zgjasë më te Real Madrid. Tashmë nuk është vetëm Zinedine Zidane ai i cili nuk e preferon, por edhe presidenti Florentino Perez.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, vjet ishte i gatshëm të investonte fuqishëm për mesfushorin kolumbian, por ky i fundit shpresonte për një rikthim pozitiv në Madrid. Gjërat nuk shkuan mirë dhe tashmë ai duhet të largohet.

Duke marrë parasysh krizën e koronavirusit, Real Madrid kërkon vetëm 25 mln euro për ish-yllin e Monacos. Problemi që klubet e interesuara kanë është rroga e tij, mbi 10 mln euro në sezon.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport james merkato real madrid james merkato real madrid

Sondazh

Poll