Sport

E hëna e Superiores premton “flakë”, luhet takimi i titullit Tirana-Kukësi, sytë në Ballsh dhe Durrës

6 Korrik 2020, 10:00 Nga DOSJA
E hëna e Superiores premton “flakë”, luhet takimi i

SHQIPËRI– Për javën e 32-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohen dy takime mjaft interesante si Tirana-Kukësi që do të luhet në 17:45 dhe Bylis-Partizani po në këtë orë. Përballja e kryeqytetit konsiderohet edhe si një duel titulli,pasi diferenca mes dy skuadra është 9 pikë larg dhe Kukësi do të tentojë me çdo kusht për të mbajtur gjallë shpresat për t’u shpallur kampion ndërsa bardheblutë me një sukses me 3 gola diferencë do të fitonin edhe matematikisht titullin.

Mungesa e madhe e Kukësit është sulmuesi Vasil Shkurtaj, ndërkohë që Egbo nuk do të ketë në dispozicion Bathën dhe Dokën. Në përballjen tjetër Bylis-Partizani, të kuqtë do të tentojnë suksesin e 4-t rresht për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europa League.

Në orën 20:45, Superiorja do të mbyllet me sfidën Teuta-Skënderbeu durrsakët që në rast suksesi do të rimarrin vendin e 3-të që për momentin është pozicioni i fundit që të kualifikon në Europë. Korçarët ende nuk e dinë se për çfarë luajnë pasi janë në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Federale në Zvicër ku kërkojnë të fitojnë pafajsinë për t’u rikthyer në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kukesi superiore tirana bylis kukesi superiore tirana

Sondazh

Poll