Sport

Vazhdojnë gallatat në futbollin shqiptar, futbollisti luan me emër tjetër por arrestohet nga policia, ja arsyeja

6 Korrik 2020, 09:29 Nga DOSJA
Vazhdojnë gallatat në futbollin shqiptar, futbollisti luan me

GRAMSH- Në Kategorinë e Dytë vazhdojnë historitë nga më të ndryshmet. Në futbollin inferior, pikërisht ditën e shtunë, lojtari i Adës së Velipojës Valter Përndereca është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me shpullë arbitrin. Futbollisti ka reaguar keq pas një penalltie të dhënë për ekipin tjetër. Pas konfliktit me arbitrin, policia ka reaguar dhe e ka shoqëuar në komisariat, duke ia tejçuar çështjen prokurorisë.

Nëse Përndreca pritet të dalë në gjyq, për shkak të veprimit të tij në një ndeshje ku ai ishte aktivizuar në vend të një tjetër lojtar. Nëse futesh në faqen zyrtare të FSHF, vë re që kartoni i kuq i është dhënë Izmirald Osmanit.

Ky i fundit as që ishte në fushë dhe në vend të tij po luante Përndreca, i cili prej këtij fakti do duhej të tregohej edhe më i kujdesshëm. Kjo nuk ka ndodhur dhe tashmë është në qeli dhe pret vendimin e gjyqit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll gramsh kategoria e dyte futboll gramsh kategoria e dyte

Sondazh

Poll