Sport

Allegri: Kam refuzuar Real Madridin, kisha detyrime ndaj klubit

6 Korrik 2020, 15:37 Nga DOSJA
Allegri: Kam refuzuar Real Madridin, kisha detyrime ndaj klubit

Massimiliano Allegri para dy viteve mund të bëhej trajner i Real Madridit, por nuk e pranoi ofertën e presidentit Florentino Perez.

Ish-trajneri i Milanit kaloi pesë vite fantastike te Juventusi, para se të largohej pa trofeun e Champions League në sezonin e kaluar. Trajneri Zinedine Zidane e braktisi ekipin e bardhë pas sezonit 2017-2018 dhe pasuesit e tij nuk patën sukses në “Santiago Bernabeu”.

Allegri ishte alternativa më e sigurt për Perezin atë kohë, por ai e refuzoi ofertën. Kështu, Reali riktheu në klub francezin Zidane në mars 2019.

“Pata kontakte me madrilenët, por nuk ndodhi asgjë, sepse kisha kontratë me Juven.  Kisha një përkushtim të fuqishëm moral ndaj klubit dhe tifozëve”, ka deklaruar Allegri.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport allegri real madrid refuzim allegri real madrid refuzim

Sondazh

Poll