Politike

Avdullah Hoti përfundon vizitën në Tiranë, ‘merr bekimin’ e liderëve shqiptarë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

3 Korrik 2020, 06:04 Nga DOSJA
Avdullah Hoti përfundon vizitën në Tiranë, ‘merr

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Fillimisht Hoti është takuar me homologun e tij, Edi Rama me të cilën mbajti edhe një konferencë për shtyp; ku paraqiti edhe tre projektet madhore për bashkimin e mëtejshëm të dy vendeve. Hoti bëri me dije se ka nisur puna për unifikimin e dokumentacionit për portin e Durrësit.

Së shpejti të gjithë shqiptarët e Kosovës nuk do të duhet që t’u drejtohen për dokumentacion edhe institucioneve shqiptare pasi të gjithë do të jenë të unifikuara. Më tej Hoti ka shprehur ambicjen për ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri, energjia e prodhuar e të cilit të shkojë për të furnizuar Kosovën. Brenda këtij viti, Hoti ka bërë me dije se do të gjenden edhe fondet për të ndërtuar edhe një hekurudhë për të lidhur Kosovën dhe Shqipërinë.

Por nuk kanë munguar as deklaratat politike, të cilat i mori “përsipër” kryeministri Edi Rama. Hoti tha vetëm se do të shkojë në SHBA për dialog sa herë që t’i kërkohet pasi ka si synim njohjen e Kosovës. Ndërsa kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër ndaj ndërkombëtarëve në atë që ai e ka quajtur “izolimin” e Kosovës duke mos i liberalizuar vizat. Duke përdorur të njëjtën “alibi” si me çeljen e negociatave për Shqipërinë, Rama tha se e gjitha ishte një luftë elektorale brenda BE-së. Nuk ka mbetur pa u diskutuar as projekti i “Shengenit Ballkanik”, ku Rama nuk e fshehu se një ftesë i kishte shkuar edhe kryeministrit Hoti. Megjithatë ky i fundit nuk e komentoi pjesëmarrjen e tij, duke e lënë ende në pikëpyetje.

I ashpër Rama ishte edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu referuar një deklarate të fundit të tij, në të cilën shprehej se dialogun e bënte me ndërkombëtarët dhe se nuk do ta njihte kurrë Kosovën. Duke marrë shkas nga fjalët e tij, kreu i qeverisë shqiptare bëri thirrje për bashkim mes shqiptarëve për të mbrojtur interesat e vendit dhe kërkuar që të mos bien në grackën e teorive konspirative, duke përmendur atë të shkëmbimit të territoreve.

Në fund, Rama shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij në përballjen e presidentit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me drejtësinë ndërkombëtare, duke bërë thirrje që “peshorja” të balanconte dy anët. Numri një i maxhorancës shqiptare nuk harroi pa përmendur edhe njëherë se në luftë, Kosova ishte viktima. Në fund, palët kanë paralajmëruar edhe një takim mes dy qeverive në Durrës, por që mund të zhvillohet në shtator ose në nëntor, datë që varet nga zhvillimi i pandemisë së koronavirusit. 

Pas takimit me Ramën, Hoti është takuar dhe me presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryedemokratin, Lulzim Basha. Në takimet që ka zhvilluar sot Hoti ka “marrë bekimin” për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

(K.M. J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane edi rama gramoz ruci ilir meta lulzim basha avdullah hoti avdullah hoti ne tirane edi rama gramoz ruci ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll