Politike

Meta pret në takim Hotin: Mbështes dialogun Kosovë-Serbi, të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve

3 Korrik 2020, 15:04 Nga DOSJA
Meta pret në takim Hotin: Mbështes dialogun Kosovë-Serbi, të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Në një njoftim për mediat nga Presidenca, bëhet me dije se Meta e uroi Kryeministrin Hoti për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.

Meta dhe Hoti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon. Po ashtu bëhet me dije se  Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, mësohet të ketë thënë Meta.

Presidenti është shprehur në takim se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë dhe i premtoi Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovojë më kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës dhe shprehu besimin se më shumë turistë nga Kosova do ta vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Prej orës 10, Hoti ka takuar Ramën, Ruçin, Metën, Bashën dhe Veliajn. Gjatë takimeve intensive Kryeministri i Kosovës është shtyrë për vijimin e dialogut me Serbinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës prezantoi tre planet ekonomike, mes tyre ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe. Rama në konferencën për mediat u tregua i ashpër me ndërkombëtarët dhe Vuçiçin, kërkoi njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane ilir meta avdullah hoti avdullah hoti ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...