Politike

Meta firmos dekretin, Bajram Begaj dekorohet me gradën “Gjeneral Major”

3 Korrik 2020, 13:27 Nga DOSJA
Meta firmos dekretin, Bajram Begaj dekorohet me gradën “Gjeneral

TIRANË- Presidenti Ilir Meta me anë të një dekreti ka dekoruar me gradën madhore “Gjeneral Major”, gjeneral brigade Barjam Begaj. Në një dekret të firmosur sot, Meta shkruan se Begaj nga sot do të mbajë dhe gradën “Gjeneral Major”. Begaj mban detyrën e Komandantin të Doktrinës dhe Stërvitjes dhe ka një karrierë të gjatë ushtarake ka qenë në pozicione të rëndësishme.

Kush është Gjeneral Major Bajram Begaj?

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer: “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri; “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri; “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri; “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA; “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi. Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bajram begaj ilir meta bajram begaj ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...

Politike 3 Korrik 2020, 10:09

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ekzistojë një linjë hekurudhore që të lidhë të dy vendet...

Politike 3 Korrik 2020, 09:47

VELIPOJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar paraditen e sotme në Velipojë, ku edhe ka parë nga afër punën e bizneseve në një kohë kur në vend ka nisur s...