Politike

Avdullah Hoti zbulon premtimin e Bashës: Kam zotimin e tij për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit

3 Korrik 2020, 14:19 Nga DOSJA
Avdullah Hoti zbulon premtimin e Bashës: Kam zotimin e tij për heqjen

TIRANË -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua sot me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu. Hoti në fund të deklaratës së përbashkët, u pyet për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit. Ai konfirmoi se taksa ka qenë një nga temat e diskutuara, dhe se kishte marrë zotimin e Bashës, për heqjen e saj.

Gazetari-Keni pasur bisedime për taksën e Rrugës së Kombit?

Hoti-Kemi nda të gjitha shqetësimet, përfshirë dhe taksën e rrugës, kam zotimin e zotit Basha që do të heqë taksën e rrugës.

Basha-Do të jetë vendimi  i parë, për të ndihmuar edhe turizmin. Në këtë kaudër , në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, do të ndihmojmë në afrimin e turistëve kosovarë drejt plazheve tona. Do të jetë një nga vendimet e para heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Prej orës 10, Hoti ka takuar Ramën, Ruçin, Metën, Bashën dhe Veliajn. Gjatë takimeve intensive Kryeministri i Kosovës është shtyrë për vijimin e dialogut me Serbinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës prezantoi tre planet ekonomike, mes tyre ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe. Rama në konferencën për mediat u tregua i ashpër me ndërkombëtarët dhe Vuçiçin, kërkoi njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane lulzim basha taksa e rruges se kombit avdullah hoti avdullah hoti ne tirane lulzim basha taksa e rruges se kombit

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...

Politike 3 Korrik 2020, 10:09

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ekzistojë një linjë hekurudhore që të lidhë të dy vendet...