Politike

Ruçi pret në zyrë Hotin: Të vazhdojë dialogu me Serbinë, në koordinim me partnerët strategjikë

3 Korrik 2020, 13:17 Nga DOSJA
Ruçi pret në zyrë Hotin: Të vazhdojë dialogu me

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Kryeministrin eKosovës, Avdullah Hoti, dhe delegacionin qeveritar, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas një njoftimi nga Kuvendi bëhet me dije se Ruçi dhe Hoti janë shprehur se marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kosovës janë vëllazërore dhe të shkëlqyera.

Bashkëpunimi midis dy vendeve është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euro-atlantike. Shqipëria po konkretizon partneritetin strategjik e gjithëpërfshirës me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, vijohet më tej.

Ruçi, vlerësoi programin e ri të Qeverisë së Kosovës dhe nënvizoi nevojën e marrjes së  përgjegjësive për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr kështu çdo pengesë për rinisur dialogun Kosovë-Serbi.

Shqipëria mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Është shumë i rëndësishëm arritja e një konsensusi të brendshëm përsa i takon qëndrimit ndaj Dialogut. Mendojmë se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, në funksion të forcimit të pozitave negociuese të Kosovës me Bashkimin Europian. Duhet të kemi e të tregojmë besim ndaj partnerëve strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian”, theksoi kreu i Kuvendit.

Nga ana tjetër Kryeministri Avdullah Hoti, vuri në dukje se “Qeveria e Kosovës do të thellojë e zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke synuar konkretizimin e marrëveshjeve të nënshkruara midis të dy qeverive. Koha kërkon prej nesh qëndrime të matura e me qetësi, prandaj ne do të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe po përgatitemi seriozisht për Samitin e Parisit.”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Prej orës 10, Hoti ka takuar Ramën, Ruçin, Metën, Bashën dhe Veliajn. Gjatë takimeve intensive Kryeministri i Kosovës është shtyrë për vijimin e dialogut me Serbinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës prezantoi tre planet ekonomike, mes tyre ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe. Rama në konferencën për mediat u tregua i ashpër me ndërkombëtarët dhe Vuçiçin, kërkoi njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane gramoz ruci avdullah hoti avdullah hoti ne tirane gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...

Politike 3 Korrik 2020, 10:09

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ekzistojë një linjë hekurudhore që të lidhë të dy vendet...

Politike 3 Korrik 2020, 09:47

VELIPOJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar paraditen e sotme në Velipojë, ku edhe ka parë nga afër punën e bizneseve në një kohë kur në vend ka nisur s...