Politike

Kandidon për Rektor, Artan Hoxha kundër Konit: Po kallëzon pegagogët, UT ka 4 vite që ka humbur normalitetin

3 Korrik 2020, 14:34 Nga DOSJA
Kandidon për Rektor, Artan Hoxha kundër Konit: Po kallëzon

TIRANË- Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha, ka folur sot për platformën e tij nëse do të zgjidhet në krye të UT-së. I ftuar sot në News 24, Hoxha ka folur kundër Rektorit aktual, Mynyr Koni, duke thënë se ky i fundit është kthyer kundër gjithë strukturës akademike. Më tej ai shton se UT është institucuioni arsimor më i rëndësishëm në vend dhe tha se në katër vitet e fundit ka pasur probleme të shumta.

“Ka një fokusim të madh edhe mediatik tek UT, është lënë pas dore që këto zgjedhje nuk janë vetëm në UT. Është vetëm një nga 12 institucionet publike të arsimit të lartë por me të drejtë tërhiqet vëmendja sepse është institucioni më i rëndësishëm publik i arsimit të lartë në vend, me një traditë, me një emër, me fushat që mbulon, që nxjerr në mënyrë masive, ata që marrin përsipër zhvillimin e vendit dhe ku bëhet më shumë kërkim shkencor por dhe për faktin që është një institucion me problematika në 4 vitet e fundit, duket sikur zgjedhjet po zhvillohen për rektor në UT por në fakt janë për qindra autoritete dhe organe drejtuese në të gjitha universitetet dhe institucionet publike të arsimit të lartë.

Rektori i UT sot është kthyer kundër të gjithë strukturës që ai ka drejtuar duke përdorur mekanizma që nuk i bëjnë nder një akademiku dhe Universitetit të Tiranës. Pafundësisht kallëzon personel akademikë, duke i çuar në gjykatë dhe duke u munduar të drejtojë nëpërmjet frikës dhe presionit sepse do ketë një pasojë nëse nuk përputhet vullneti i tij me atë të personelit të tij”, u shpreh pedagogu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha mynyr koni zgjedhjet ne ut artan hoxha mynyr koni zgjedhjet ne ut

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...