Politike

“Votoni PRO Arben Shehut”, zbulohen mesazhet se si u urdhëruan deputetët e PS për të miratuar kandidaturën e Metës pë

3 Korrik 2020, 13:42 Nga DOSJA
“Votoni PRO Arben Shehut”, zbulohen mesazhet se si u urdhëruan

TIRANË- Një ditë më parë maxhoranca e ndihmuar dhe nga disa deputetë të opozitës votoi pro kandidaturës së Presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Arben Shehu, tashmë është në krye të KLSH-së, por ende nuk janë zbuluar të gjitha prapaskenat se si u bind PS për të votuar kandidaturën e Metës, për të cilën një javë më parë pati debate të forta.

Taulant Balla në emër të Grupit Parlamentar para votimit u shpreh se vota pro ishte një vendim politik për të zhbllokuar situatën. Por sot është zbuluar një mesazh që ka qarkulluar në rrjetin social Whatsapp që u kishte shkuar deputetëve të selisë rozë.

Te Nderuar Kolegë, kemi fletet e Votimit ne salle. Lutem votim PRO dekretit per kreun e KLSH Arben Shehu dhe KUNDER dekretit presidencial per ligjin BID”, është teksti i mezash dhe më tej shihet një numër i regjistuar Taulant Balla që jep një aprovim.

Kjo foto prej ditës së djeshme qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon se si merren ‘vendimet politike’ të PS-së për dekretit e Presidentit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben shehu arben shehu zgjidhet kreu i klsh mesazhet per deputetet e ps taulant balla arben shehu arben shehu zgjidhet kreu i klsh mesazhet per deputetet e ps taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...

Politike 3 Korrik 2020, 10:09

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ekzistojë një linjë hekurudhore që të lidhë të dy vendet...