Politike

Basha tregon detaje nga takimi me Hotin: Diskutuam për sfidat e Kosovës në integrimin europian dhe atlantik

3 Korrik 2020, 14:15 Nga DOSJA
Basha tregon detaje nga takimi me Hotin: Diskutuam për sfidat e

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë blu kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Në përfundim të takimit, Basha tregoi detaje nga takimi me Hotin. Kryedemokrati u shpreh se gjatë takimit diskutoi me Hotin për çështje të rëndësishme, si sfidat e Kosovës në integrimin Europian dhe Atlantik, si dhe daljen nga kriza ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Kam kënaqësinë e veçantë t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit të Republikës së Kosovës, dr Avdullah Hotit dhe t’i uroj në emrin tim, të Partisë Demokratike, opozitës së bashkuar të gjithë qytetarëve të republikës së Shqipërisë punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij në drejtimin e qeverisë së Kosovës Kemi diskutuar për një sërë çështje të rëndësishme dhe sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe integrimin atlantik. E kam përshëndetur për vendimin e kryeministrit Hoti për ngritjen e këshillit të ekspertëve, si një shenjë e qartë e vullnetit të qeverisë së re për të ngritur një bazë solide të kohezionit politik të partive politke, përparimit dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Partia demokratke mbështet objektivat e republikës së Kosovës, njohjen reciproke të vendeve dhe përfitimet e ndërsjella për qytetarët e dy vendeve.  Së dyti dëgjova me interes nga kryeministri Hoti që vjen me kredenciale dhe background dhe përvojë të jashtëzakonshme shkencore në fushën e ekonomike, mbi planin e tij ekonomik sa i përket situatës së ekonomisë dhe të punësimit në Kosovë, qoftë mbi pasojat e menjëhershme të pandemisë Covid dhe vitin e ardhshëm. Dua të them se për ne si opozitë përbën shembull sesi qeveria po përgatitet për përballimin e pasovajve, për të letësuar problemet që kanë shkaktuar tek qytetarët e Kosovës dhe për t’u foksusuar tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi që janë kthyer në sfida për gjithë rajonin. Dua të shpreh besimin tim se në drejtimin e kryeministrit Hoti dhe me iniciativën e tij, Kosova do të dijë t’ja dalë mbanë me gjithë përvojën, mençurinë të ecë përprara drejt një synimi të përbashkët që është një shtet demokratik, i fortë, sovran dhe i pavarur në kufij, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian. Dua të thkesoj se në këtë 30 vjetor të deklaratës kushtetuese, do të thoja si bashkëmoshatar i Hotit, është një kënaqësi e madhe të shoh se 30 vjet pas gurit thermeltar Kosova është e pavarur, ka institucione të konsoliduara ka politikanë të zotë dhe me idealet e presidentit Ibrahim Rugova, që janë kalitur në sfidat e panumërta të luftës së UÇK e janë pajisur me dijet moralin dhe mendësinë e institucioneve të perëndimit, mishërimi i të cilave është edhe kryeministri Hoti, të cilit nga zemra i uroj çdo sukses në sfidat e vështira që do të drejtojë gjatë sfidave të tij si kryeministër ”, tha Basha ndër të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Prej orës 10, Hoti ka takuar Ramën, Ruçin, Metën, Bashën dhe Veliajn. Gjatë takimeve intensive Kryeministri i Kosovës është shtyrë për vijimin e dialogut me Serbinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës prezantoi tre planet ekonomike, mes tyre ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe. Rama në konferencën për mediat u tregua i ashpër me ndërkombëtarët dhe Vuçiçin, kërkoi njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane lulzim basha avdullah hoti avdullah hoti ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...

Politike 3 Korrik 2020, 10:09

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ekzistojë një linjë hekurudhore që të lidhë të dy vendet...