Politike

Specializimet në mjekësi/Tritan Shehu: Treguan krizën në të cilën ndodhen mjekët, tek Sëmundjet Infektive e Shëndeti Pu

3 Korrik 2020, 11:43 Nga DOSJA
Specializimet në mjekësi/Tritan Shehu: Treguan krizën në

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar se konkursi i përzgjedhjes së specializimeve në Mjekësi është pasqyrë e krizës, në të cilën ndodhen mjekët. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se tek Sëmundjet Infektive dhe Shëndeti Publik nuk ka asnjë kuotë me pagesë.

Mjafton te shikojme se per 290 kuota specializimesh u paraqiten vetem 218 kandidate, kupton gjendjen aktuale te mjekeve ne Shqiperi, faktin qe edhe te rinjte nuk e shikojne te ardhmen ne vendin tone, si dhe e mungeses se politikave stimuluese te Qeverise, apo vullnetin e saj per permiresim”, shprehet ndër të tjera ai.

POSTIMI I PLOTË:

Specializimet ne mjekesi, pasqyre e krizes se mjekeve dhe politikave. Semundjet Infektive e Shendeti Publik, asnje kuote me pagese! Mjafton te shikojme se per 290 kuota specializimesh u paraqiten vetem 218 kandidate, kupton gjendjen aktuale te mjekeve ne Shqiperi, faktin qe edhe te rinjte nuk e shikojne te ardhmen ne vendin tone, si dhe e mungeses se politikave stimuluese te Qeverise, apo vullnetin e saj per permiresim, qofte dhe te velersimit ndaj personelit, elemente qe:
-U konstatuan katerciperisht edhe ne pandemine ne zhvillim, kur personeli shendetesor ne terresi u la krejt i pa mbrojtur, i pa instruktuar e sistemi pa protokolle.
– Spikatin te pagat e mjekeve kur dhe premtimet e bujeshme per epidemine perfunduan “nje thele”.
-Te rrogat e personelit tone shendetesor qe jane mbi 2 here me te ulta se dhe ato te Kosoves.
-Tek mungesa e plote e financimeve a projekteve publike per kualifikimet dhe zhvillimet profesionale te mjekeve e infermiereve brenda e jashte vendit.
-Tek mungesa e nje buxheti per aktivitetet shkencore e profesionale, libra, revista etj per personelin.
-Te pagesat qesharake ndaj me pak se gjysmes se specializanteve prej reth 45 mije leke ne muaj, shumica hyn tek “kuotat e lira” pra pa asnje pagese, gje kjo qe nuk ndodh askund ne Europe ne sektorin publik dhe qe shkel te Drejtat e Njeriut, se specializanti edhe punon.
Ne fakt kjo liste eshte e gjate, por do ta mbyll me nje tregues tjeter te mungeses se vizionit zhvillues; pikerisht kur ne jemi ne kulmin e nje pandemie nga e cila duhet te mesojme shume, per specialitetet e Semundjeve Infektive dhe te Shendetit Publik nuk ka asnje kuote me pagese, ironi e verberi e vertete kjo.

Më 1 korrik, në Universitetin e Mjekësisë u zhcillua  konkursi i përzgjedhjes së specializimeve në Mjekësi. Manastirliu tha se degët që i janë kushtuar më shumë kuota janë ato specialitete që kanë më shumë nevojë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 10:34

TIRANË- Gjatë një konference me Avdullah Hotin, Edi Rama deklaroi se Aleksandër Vuçiç me patjetër do të ulet në tryezë për të dialoguar me qe...

Politike 3 Korrik 2020, 10:09

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ekzistojë një linjë hekurudhore që të lidhë të dy vendet...

Politike 3 Korrik 2020, 09:47

VELIPOJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar paraditen e sotme në Velipojë, ku edhe ka parë nga afër punën e bizneseve në një kohë kur në vend ka nisur s...