“A jeni i gatshëm të shkoni në SHBA pa Thaçin?/Si përgjigjet kryeministri Avdullah Hoti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferncës për shtyp në Tiranë deklaroi se janë në koordimin me Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi. Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së gazetarit Veliu se a do të shkojë në SHBA pa Thaçin, por theksoi se jemi në fazën për njohje reciproke.
BISEDA:
Muhamet Veliu:Hoti, e kemi të qartë vendimin e Grenell, jeni i gatshmëm të shkoni në SHBA pa Hashim Thaçin? Për Ramën: Ftesta për Shengen, ia keni përsëritur Hotit?
Hoti: Kosova ka institucione legjitime. Jam në koordinim me Grennell, për një axhendë ekonomike dhe më pas për çështje të tjera. Hyjmë për njohje reciproke.
Rama: Janë tre fjalë kyçe sot për ardhmërinë e Kosovës dhe ambicjes strategjik të shqiptarëve në rajon. Drejtësi ndërkombëtare e drejtë, stabilitet institucional dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare. Unë besoj se në rast se arrihet që ne të jemi të përqëndruar dhe faktorët e aktorët politike shqiptare kudo janë të ndajnë atë çka është arsye për të qënë të ndarë në temat e mirëqeverisjes dhe atë për mbrojtjen e dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës, këto tre fjalë kyçe mund të na japin mundësinë që më herët se vonë të kapërcejmë një fazë të vështirë. Është e domosdoshme që të jemi pa ekuivok mbështetës të nevojës për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së çdo akuze por t’i kundërvihemi çdo forme pandershmërie që cënon luftën çlirimtare në një luftë kur Kosova, që duhet ta kujtojmë me zë të lartë, ishte viktima dhe jo agresore. Besoj që stabiliteti institucional shkon përtej nevojave politike dhe ndasive mes forcave politike në kushtet kur Kosova ka ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Atë të mbrojtjes së dinjitetit dhe të një shteti demokratik. I ngritur mbi një luftë dhe jo të pengimit të drejtësië. Nga ana tjetër përgjegjësinë e ballafaqimit deri në fund me Serbinë dhe mos të dobësojnë vetveten ndërkohë që përballja nuk është mes njëri-tjetrit. Unë nuk ndryshoj mendim lidhur me domosdoshmërinë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë. Nuk është alternativë e BE por krijimi i një hapësire të përbashkët në BE duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Kush i bie ndesh e karakterizon me nevojat dhe interesat e Beogradit. Kemi një potencial pa shfrytëzuar me Kosovën, të arritur nuk janë të atilla edhe pse ka pasur vullnet. Duhen vendosur katër liritë e BE: lëvizjen e njerëve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Është jetike për të tjerët. Nuk është lëvizje e lirë turistësh. Nuk bëhet fjalë për një lëvizje interesash të ditës. Është familje e ndarë prej kaq shumë kohësh kur vullneti është për t’u bashkuar. Të humbasësh kohë për interesa elektorale apo nga frika e patriotëve është vërtetë të mos punosh për të ardhmen. Është çështje vullneti politik dhe për të rënë në batakun e teorive të konspiracionit. Nuk është patriotizëm që të mbyllesh, të thuash një gjë dhe të bësh një gjë tjetër. Patriotizëm është të kapërcesh barrikadat që mban në këmbë nga profesionistë që kanë një qëllim: pushtetin.
(k.m/j.v/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Edi Rama: Turp për BE-në që mban peng një popull, Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mos liberalizimin e vizave të Kosovës.Gjatë fjalës së tij në kofner...
Rama: Hyrje-dalje pa kontroll mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të bëjmë njehsimin e dokumentave
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe Shengenin Rajonal. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Avd...
Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së: Rama: Do caktojmë një datë të re për mbledhjen e dy qeverive, po
TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi sërish aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish0luftëtarëve të UÇK-së. Gjatë fjalës ...
Vizita e parë zyrtare, Avdullah Hoti vjen në Tiranë, Rama ndan FOTO nga takimi me të
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ku së pari ka takuar homologun e tij, Edi Rama.Ka qënë ...
“Mbi 20 mijë qytetarë kanë kërkuar azil gjatë 2019″/ Drejtori i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj: Largimi i shqiptar
TIRANË- Drejtori i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka deklaruar se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës shqiptarët po braktisi...
“S’ju mbaj dot të dyve përnjëher”/ Klosi nuk përmbahet ne studio, shpërthen përballë Ademit dhe Shanos: Unë s̵
TIRANË– Ministri i Turizmit Blendi Klosi është nxehur një natë më parë teksa për fliste për situatën në zonat turistike në Shqipëri.I ftuar në “&Cced...
DEBATI/ Klosi: Qeveria vendosi të shtyjë sezonin turistik deri më 15 nëntor, kryebashkiakja Ademi me ironi: Atëherë veshim
TIRANË– Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i ftuar në emisionin “Çim Peka live”, ku edhe ka debatuar me kryeba...
“Ndjehem e fyer”, Ademi akuza qeverisë për aksionin e IKMT në Velipojë: Ndërhyrje selektive, nuk duhet ta linin plazhin
Në një lidhje direkte për emisionin për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi hodhi akuza të forta ndaj qe...